Vora shtangu Besëlidhjen, Keqa dhe Sadiku: Do jetë pika e kthesës për ne…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 22:16

Vora shtangu Besëlidhjen, Keqa dhe Sadiku: Do jetë pika e kthesës për ne…

Vora shtangu Besëlidhjen, teksa e mposhti me rezultatin 2-1. Mesfushori i vorakëve, Ibrahim Keqa e quan këtë fitore shpresëdhënëse për mbijetesën. Mesfushori që i hapi rrugë suksesit ndaj Besëlidhjes, e quan më shumë se të merituar këtë trepikësh.Vora

Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport” në fund të ndeshjes, 22-vjeçari u shpreh: “Gol më shumë se i çmuar. Më vjen mirë që isha në momentin dhe vendin e duhur. Ishte një fitore që mezi e prisnim. Kishim javë që përgatiteshim për këtë ndeshje dhe ia dolëm. Jemi ‘shkrirë’ në fushë, duke dhënë gjithçka nga vetja. Skuadra ishte e motivuar në maksimum për këtë trepikësh. Falë drejtuesve të ekipit dhe mobilizimit të skuadrës, ia dolëm. Mund ta quaj një triumf shpresëdhënës për ecurinë mëtejshme”.

Klevis Sadiku ishte “flakë” dje. Jo vetëm shënoi golin e dytë, por u kthye në rrezik të vazhdueshëm për mbrojtjen dhe portierin mik. Sulmuesi dëshmoi se do të jetë një garanci më shumë për Vorën. “E kishim vlerësuar shumë këtë ndeshje. Na duheshin tri pikët, për të sjellë qetësinë e munguar. Jam përkushtuar në maksimum për të dhënë gjithçka në fushë dhe ia arrita me golin e sigurisë. Këtë gol dua t’ua dedikoj prindërve të mi, e veçanërisht babait tim që sot (të shtunën) ishte spektator në tribunë. Ishte ky shkaku që golin e festova me të. Për ne kjo do të jetë pika e kthesës, nuk kemi më në plan që të ndalemi pas këtij 90- minutëshi”, tha 23-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"