Vora prek fundin, trajneri:Duhet të shohim tashmë përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 21:46

Vora prek fundin, trajneri:Duhet të shohim tashmë përpara

Vora humbi ndaj Turbinës në transfertë me rezultatin 2-0. Skuadra prek fundin dhe Gerald Çani e pranon që e pësuan prej gabimeve. Trajneri evidenton atë që nuk shkoi si duhet dje:

topi-kategoria-e-pare

“Kemi humbur një ndeshje për gabimet tona. Më vjen keq, pasi ua dhuruam tri pikët vendësve, të cilët shfrytëzuan rastet dhe shënuan. U munduam të reagonim, por nuk arritëm dot të shënonim. Duhet të shohim tashmë përpara, pasi na presin takime edhe më të forta. Do të kërkojmë fitoren në takimin e së mërkurës në fushën tonë ndaj Pogradecit”.

Me këtë humbje Vora mbetet në vendin e fundit në Kategorinë e parë, me vetwm 14 pikë të grumbulluara.

kat e par

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"