Vora në kërkim të maksimumit, kapiteni “lutet” për…arbitrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2022 | 13:43

Vora në kërkim të maksimumit, kapiteni “lutet” për…arbitrat

Vora ka lënë pas ndeshjen me Maliqin dhe u është rikthyer stërvitjeve për takimin, që do të luajë të dielën në Luz.

vora

Edhe pse nuk i kanë kaluar ende traumat, ndaj Besës do të kërkojnë maksimumin. E megjithatë, kapiteni Agustin Mashi ka një merak.

“Çdo gjë e kemi hedhur pas. Rrugëtimi ynë do të vazhdojë, duke ia bërë hyzmetin deri në fund. Kemi kaluar dy ndeshje me gjykim skandaloz. Urojmë që të mos përsëritet e njëjta gjë me Besën. Nuk kërkojmë asgjë tjetër veçse të mos na hahet haku. Skuadra jonë do të luajë për fitore, ndonëse përballë kemi një skuadër me traditë dhe që meriton respekt. Ne do të luftojmë me të gjitha mundësitë që të mos dalim duarbosh nga Kavaja”, tha për gazetën kapiteni.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"