Vora mposht Tërbunin në miqësore, fitore me “poker” golash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2020 | 18:20

Vora mposht Tërbunin në miqësore, fitore me “poker” golash

Tërbuni dhe Vora luajtën dje një ndeshje miqësore, ku vorakët bënë diferencën dhe arritën të fitonin 1-4. Duhet thënë se trajneri Dalipi pati disa mungesa në këtë ndeshje për arsye shëndetësore. Ai nuk kishte të gatshëm lojtarë si Mesha, Kumanova, Mezini dhe Hithi. Vora gjeti golin e parë me Lamçen, i cili goditi saktë me kokë, pas një krosi në zonë.Terbuni5

Tërbuni zhvilloi një lojë të mirë dhe kapiteni Metani humbi një penallti. Në pjesën e dytë Vora bëri shumë ndryshime. Në minutën e 55-të Beshiraj realizoi edhe golin e dytë dhe pas 5 minutash ishte radha e Xhaferrit që të dërgonte topin në rrjetë.

Pukjanët shkurtuan diferencën e golave me Selenicën, ndërsa rezultatin do ta vuloste Myslimi 10 minuta para fundit të ndeshjes. Tërbuni do të luajë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm, pas dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës sezonin e fundit, kurse Vora në të Parën.

DITMIR PEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"