Vora me program të ri, merkato për të zëvendësuar tri largimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2021 | 21:00

Vora me program të ri, merkato për të zëvendësuar tri largimet

Vora vazhdon përgatitjet për sezonin e ri. Vjet siguruan mbijetesën direkt dhe të njëjtin objektiv do të kenë edhe këtë sezon, ndonëse formula ka ndryshuar dhe gara pritet që të jetë shumë herë më e ashpër. Megjithatë, vorakët nuk tuten dhe do të tentojnë që të përsërisin suksesin.

vora dinamo

Edhe pse ka pasur largime të mëdha në këtë merkato vere, në klub nuk shqetësohen. Ata planifikojnë merkato për çdo repart, ndonëse përqendrimin momentalisht e kanë te zëvendësimi i Vatës, Deliallisit dhe Gjinollarit. Emra konkretë nuk ka, por drejtuesit kanë nisur që tani tratativat për të gjetur të duhurit.

Nëse i sigurojnë në kohë, ata do t’u bashkëngjiten të rinjve që janë aktualisht nën urdhrat e Gerald Çanit. “Meraku” më i madh vjen nga porta, atje ku është vetëm Rigers Mertkola dhe Fabio Shehaj. Shumë futbollistë janë parë gjatë seancave stërvitore në provë, mes tyre edhe Loni Qyra (që vjen nga Partizani B). Ka qenë edhe një brazilian që po stërvitet me lojtarët aktualë të Vorës, por për të nuk ka ende të dhëna.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"