Vonon akordi, turku Firat: Me Vllazninë nuk kam asnjë marrëveshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 11:59

Vonon akordi, turku Firat: Me Vllazninë nuk kam asnjë marrëveshje

Engin Firat ka mbërritur në Shkodër që të premten, por ende nuk ka firmosur. Ai u pa pranë ekipit në seancën e pasdites së të shtunës, megjithatë zyrtarisht nuk e ka marrë detyrën e drejtorit sportiv. Turku fillimisht duhet të takohet me presidenten Voltana Ademi dhe më pas mund të vendoset e ardhmja e tij. Kërkesat e tij, që lidhen jo vetëm me rrogën, por edhe me sigurimin e një përkthyesi dhe mbi të gjitha me punën “part time”, po vonojnë marrëveshjen.

engin-firat

Gjatë kësaj jave pritet që, veç çështjes së turkut, të marrë zgjidhje edhe ajo e zëvendësuesit, i cili me shumë gjasa do të jetë Elvin Beqiri. Deklarata – “Me Vllazninë nuk kam asnjë marrëveshje”. Këto janë fjalët e Engin Firat, të cilin klubi Vllaznia e ka përzgjedhur si drejtor sportiv. Në fakt, edhe pse në Shkodër kanë marrë një vendim për t’i besuar turkut këtë post, ky i fundit ende nuk ka arritur një marrëveshje me kuqeblutë. Firat thotë se është në Shkodër momentalisht vetëm për të folur, pra ende nuk ka një kontratë mes tij dhe klubit Vllaznia.

“Ne jemi këtu vetëm për të folur, asgjë tjetër. Në rregull?”, ka theksuar turku. Qartazi kuptohet se ende nuk ka një marrëveshje me klubin Vllaznia. Edhe pse bordi dhe kryebashkiakja Voltana Ademi e kanë përzgjedhur atë, vetë Firat thotë se thjesht ka ardhur të folur. Sipas burimeve, përpara se të vinte në Shkodër, turku ka zhvilluar vetëm një bisedë të shkurtër me drejtues të Vllaznisë. Tashmë, ai ndodhet prej 3 ditësh në Shkodër.

Natën e parë ka takuar vetëm pak minuta kryetaren e bashkisë, ndërsa ka qëndruar gjatë me administratorin Suad Lici dhe trajnerin Hasan Lika, duke ndarë një kafe së bashku. Të nesërmen ka pasur një takim më të gjatë me kryebashkiaken dhe ende nuk ka diçka zyrtare nëse Firat ka pranuar të jetë drejtori i klubit Vllaznia. Fillimisht burime pranë tij bënë me dije se nëse klubi shkodran nuk përmirëson disa kushte, kryesisht një rritje të konsiderueshme të pagës, Firat mund të mos pranojë që të qëndrojë në Shkodër. Turku thotë se ka qenë vite më parë në Shkodër, ndërsa ka edhe shumë miq shqiptarë: “Më pëlqen Shkodra. Kam qenë këtu para 5-6 vitesh dhe është qytet i këndshëm.

Unë njoh shumë shqiptarë dhe kam shumë miq nga Shqipëria”. Klubi Vllaznia hapi aplikimet për postin e drejtorit dhe trajnerit. Engin Firat aplikoi bashkë me disa emra të tjerë dhe në fund u përzgjodh ai bashkë me Hasan Likën për trajner. Ndërsa kuqeblutë e kanë përzgjedhur, vetë turku është në dilemë nëse do pranojë apo jo të drejtojë Vllazninë. Gjithçka do të mësohet në fillim të javës, ndërsa e sigurt është se ende nuk ka një marrëveshje zyrtare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"