Volfsburgu thyen Realin, PSG – Siti ndahen në ‘paqe’ (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2016 | 22:40

Volfsburgu thyen Realin, PSG – Siti ndahen në ‘paqe’ (VIDEO)

Volfsburgu fitoi takimin e parë çerekfinal në Ligën e Kampinëve ndaj Realit të Mardridit. Një penallti e fituar në pjesën e parë u shndërrua në gol nga Rodriguez në minutën e 18′.

224151308-dc046cfe-b2b0-4cc2-b800-c46891bfbf48Pas golit të parë skuadra e Zinedinë Zidane e pati të vështirë reagimin në transfertë dhe shtatë minuta më pas, vendasit gjetën golin e dytë.

Arnold dyfishoi reazultatin në minutën e 25′ duke përcaktuar edhe rezultatin final të këtij takimi.

PSG – Mançester Siti 2 – 2 

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, PSG dhe Mançester Siti e mbyllën në barazim 2 me 2.

Fillimisht, Ibrahimoviç gaboi nga pika e bardhë në minutën e 14′ të pjesës së parë. Kjo i dha disi epërsi skuadrës së Sitit, e cila kaloi në avantazh në minutën e 38′ me anë të Bruyne. Por Ibrahimoviç barazoi shifrat tre minuta më pas, duke përcaktuar edhe rezultatin e pjesës së parë.

223405935-8e399592-60a9-458d-a2cd-c34571c8552aNë pjesën e dytë vendasit përmbysën rezultatin me anë të Rabiot. Kur dukej se PSG do ta mbyllte këtë ndeshje në favorin e saj, Fernandinho barazoi shifrat në 2-2, duke ia vështirësuar edhe më tej rrugën e kualifikimit francezëve në ndeshjen e kthimit.

Pak minuta para fillimit të ndeshjeve, mediat ndërkombëtare publikuan edhe formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

PSG – Mançester Siti 2 – 2
Gol: Ibraimoviç 41′, Adrien Rabiot 59’/ Kevin de Bruyne 38′, Fernandinho 72′

Untitled-7

Volfsburg – Real Madrid 2 – 0
Gol: Ricardo Rodriguez 18′ (pen.), Arnold 28′

Untitled-8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"