Volfsburgu i frikësohet koronavirusit në Shqipëri: Konferenca për shtyp do të bëhet në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 15:54

Volfsburgu i frikësohet koronavirusit në Shqipëri: Konferenca për shtyp do të bëhet në…

Klubi i Volfsburgut ka vendosur të organizoje ndryshe konferencën për shtyp në prag të sfidës të ditës së enjte me Kukësin për raundin e dytë të Ligës së Europës. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, klubi gjerman bën me dije se konferenca e radhës do të organizohet në Zyrën e Shtypit në Gjermani dhe jo në Shqipëri.
Volfsburgu
Situata e vështirë e shkaktuar prej koronavirusit në vendin tonë i ka stepur drejtuesit e Volfsburgut për t’u nisur menjëherë drejt Shqipërisë. Zyra e shtypit të klubit njofton se pyetjet duhet të dërgohen në anglisht.

Kujtojmë që Volsburgu ofroi për Kukësin 400 mijë euro në mënyrë që ndeshja me ta të luhej në stadiumin e gjermanëve, por ky propozim u hodh poshtë nga UEFA.

Njoftimi i Volfsburgut

Pershendetje!

Skuadra e Wolfsburg ka vendosur ta zhvilloje Konferencen e Shtypit ne Gjermani per shkak te masave Anti-Covid Te gjithe gazetaret qe kane pyetje per trajnerin e tyre, mund t’i nisin ketu (per te mos u perseritur pyetjet) dhe une do t’ua transmetoj. Pyetjet duhen anglisht!

EKSKLUZIVE/ Donin që të luanin në Gjermani, Volfsburgu i ofroi Kukësit “rokadë” për 400 mijë euro. Ja prapaskenat (E PLOTË)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"