Volfsburgu fiton Superkupën e Gjermanisë (video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2015 | 22:53

Volfsburgu fiton Superkupën e Gjermanisë (video)

volfsburguVolfsburgu triumfon në Gjermani.

Skuadra e Hecking ka arritur të mposhtë me anë të 11 metërshave kampionët bavarezë për Superkupën e Gjermanisë.

Bajern arrin të realizojë i pari me anë të Roben në minutën e 49 të takimit. Ndërsa ka zhvilluar një lojë mjaft positive nuk ka arritur të ruajë rezultatin e favorshëm.

Kur mendohej se gjithccka pothuajse ishte mbyllur, një minutë para përfundimit të sfidës Bendtner barazon shifrat në 1-1.  Duke ja lënë vulën e “fitores” penalltive.

Volfsburgu arrin të realizojë me sukses të pesta gjuajtjet duke “thyer” kështu kampionin e botës, Nojer, ndërsa  bavarezët finalizuan 4 dhe humbën një me anë të Alonsos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"