Volejboll, zyrtarizohet tekniku i ri i Kombëtares të femrave. Merr drejtimin ish-trajneri i Erblira Bicit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2019 | 21:10

Volejboll, zyrtarizohet tekniku i ri i Kombëtares të femrave. Merr drejtimin ish-trajneri i Erblira Bicit

Federata shqiptare e volejbollit, prezantoi ditën e sotme trajnerin e ri të ekipit kombëtar të femrave, i cili do të jetë italiani Luka Seki.

luka seki

44-vjeccari, nënshkroi një kontratë ditën e sotme me FSHV, dhe do të zëvendësojë në këtë detyrë trajnerin Altin Martiri, i cili që nga dita e sotme do të ketë pozicionin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare të femrave pranë FSHV-së.

Trajneri i ri do të nisë menjëherë nga puna, teksa do të zbresë në parket këtë fundjavë në kryeqytet për një seleksionim me moshat e më pas edhe disa qytete të Shqipërisë, për të nisur disa zbore. Seki ka qenë edhe ai që më parë, ka promovuar në kampionatin italian të volejbollit, shqiptaren Erblira Bici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"