Volejboll meshkuj/ Fitore spektakolare ndaj Bosnjës, Shqipëria pranë kualifikimit historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2022 | 22:47

Volejboll meshkuj/ Fitore spektakolare ndaj Bosnjës, Shqipëria pranë kualifikimit historik

Shqipëria e volejbollit të meshkujve zbriti mbrëmjen e sotme në parket për ndeshjen e saj të radhës në Ligën e Argjendtë të Europës, teksa në orën 20:15 u përball me BosnjëHercegovinën në sallën “Feti Borova” në Tiranë në duelin që përfundoi me rezutatin 3-0.(25-16; 25-17; 25-21).

volejboll-meshkuj

Një sfidë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka, që kërkojnë kualifikimin për në fazën “Final four”. Djemtë shqiptarë kanë dominuar ndeshjen dhe pas këtij suksesi janë shumë pranë një kualifikimi historik në turin tjetër të turneut. Aktualisht kuqezinjtë zënë vendin e dytë në grup me 3 fitore në 5 takime të luajtura.

RE

Ndeshja e fundit në grup do të zhvillohet përballë Rumanisë kryesuese në transfertë, sfidë që do luhet më 12 qershor ora 16:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"