VOLEJBOLL FEMRA/ Tjetër fitore për Skënderbeun, mund Teutën në sfidën e prapambetur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2023 | 10:00

VOLEJBOLL FEMRA/ Tjetër fitore për Skënderbeun, mund Teutën në sfidën e prapambetur

Skënderbeu ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e volejbollit të femrave, teksa ka mundur dje Teutën në Durrës me rezultatin e pastër 0-3, takim ky i prapambetur, i vlefshëm për javën e 11-të.

skenderbeu volej femra

Sfida e zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala” dhuroi rivalitet vetëm në setin e parë, me Teutën që për pak desh i befasoi kampionet në fuqi, duke kryesuar përkohësisht 21-17, teksa korçaret e kishin nisur me shumë ndryshime në formacion ndeshjen.

Megjithatë, Skënderbeu reagoi menjëherë, duke shpërthyer në pikë të njëpasnjëshme për të përmbysur në 21- 25 me pikën e fundit të Gjatës direkt nga shërbimi.

Seti i dytë dominohet totalisht nga korçaret e trajnerit Orlando Koja, ndërsa bregdetaret realizuan vetëm 6 pikë gjithsej, ndërkohë që Ramo shënoi pikën e 25-të për miket.

Në setin e tretë Teuta provon fillimisht të rezistojë, por gradualisht Skënderbeu nis ta diktojë lojën për ta fituar setin 16-25, teksa protagoniste e “match point”-it ishte Kayla Williams, kjo e fundit ishte edhe lojtarja më e mirë e ndeshjes, duke realizuar plot 18 pikë për korçaret.

Skënderbeu do të vijojë turin e sfidave të prapambetura në Shqipërinë e Mesme, teksa sot në orën 14:00 në “Asllan Rusi” do të përballet me Barletin, takim i vlefshëm për javën e 12-të.

455

6565

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"