VOLEJBOLL FEMRA/ Tirana, përmbysje spektakolare në derbin kundër Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 18:51

VOLEJBOLL FEMRA/ Tirana, përmbysje spektakolare në derbin kundër Partizanit

Volejbolli i femrave luajti të shtunën ndeshjet e javës së dytë të Kampionatit Kombëtar, me përjashtim të sfidës Flamurtari-Apolonia, e cila është shtyrë për më 24 shkurt, për shkak se pallati i sportit në Vlorë është kthyer në qendër vaksinimi.

TIRANA PARTIZANI VOLEJBOLL

Kryendeshja e javës ishte sigurisht derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, takim i vlefshëm për Grupin B. Një sfidë spektakolare që zgjati 2 orë e gjysmë, por që në fund u buzëqeshi vajzave bardheblu, të cilat fituan me përmbysje në shifrat 3-2. Ndonëse Partizani e filloi në mënyrë të shkëlqyer duke fituar dy setet e para 25-18 dhe 25-19, skuadra e Adrian Gorenxës reagoi mjaft mirë, teksa shpërtheu në tri setet pasardhëse, duke i fituar ato në shifrat 25-23, 26-24 dhe 15-11.

Po në këtë grup Skënderbeu mundi në transfertë 0-3 (12-25, 22-25, 9-25) Korabin, ndërsa Lushnja likuidoi në fushën e saj Teutën 3-0 (25-14, 25-17, 25-19). Në Grupin A, Barleti nuk e kishte aspak të vështirë të mposhtte Mirditën në Rrëshen. Vajzat e Artan Pogonit dominuan dhe fituan me diferencë të madhe pikësh 0-3 (10-25, 11-25, 14-25). Fitore të pastër regjistroi edhe Vllaznia në Elbasan, duke e thyer skuadrën vendëse në shifrat 0-3 (16-25, 8-25, 12-25).

RENDITJAS

V.MEMA/A.ALUSHI/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"