Volejboll/ Erblira Bici ndryshon fanellë, por do të vazhdojë të jetë në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 14:00

Volejboll/ Erblira Bici ndryshon fanellë, por do të vazhdojë të jetë në Serinë A

 Vetëm disa muaj zgjati aventura e Erblira Bicit në radhët e Busto Arsizios. Në sezonin 2020-2021, volejbollistja më e mirë e Shqipërisë do të jetë pjesë e Kuneos.

Edlira Bici

Klubi italian ka njoftuar transferimin e Bicit në një postim të bërë në faqen zyrtare. Kujtojmë që Seria A e volejbollit italian vendosi për anulimin e edicionit 2019-2020, ndërsa ekipi i ri i Bicit, renditej në vendin e 10-të deri në momentin e ndërprerjes.

Ndërkohë kapitenia e kombëtares kuqezi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se po e pret me padurim debutimin me ekipin e ri. Kujtojmë që Erblira Bici u bë lojtarja e parë shqiptare që fiton Ligën e Kampioneve, teksa një vit më parë triumfoi me Novarën.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"