VOLEJ MESHKUJ/ Shkëlqejnë Partizani dhe Vllaznia, Elbasani merr suksesin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 13:15

VOLEJ MESHKUJ/ Shkëlqejnë Partizani dhe Vllaznia, Elbasani merr suksesin e parë

Java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj uli dje siparin me tri ndeshjet e mbetura. Pas një fillimi të vështirë, Partizani duket se tashmë po arrin formën optimal. Kampionët e Shqipërisë fituan dje derbin e kryeqytetit ndaj Studentit me rezultatin e pastër 3-0.

volejboll meshkuj

Skuadra e Ylli Tomorrit nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, duke u treguar superior në çdo aspekt ndaj Studentit, ku këta të fundit tentuan të rivalizojnë disi vetëm gjatë setit të parë, por pa sukses pasi të kuqtë fituan 25-18. Në setin e dytë dominimi i Partizanit është absolut dhe pasqyrohet qartë edhe në rezultat, ku arrin të triumfojë 25-9.

55

Seti i tretë vijon e luhet nën diktatin e kampionëve, që e marrin këtë fraksion loje 25-13 dhe të gjithë ndeshjen 3-0. Me këtë sukses Partizani ngjitet në vendin e tretë në renditje.

Nëse në derbin e kryeqytetit mungoi rivaliteti për shkak të diferencave kualitative ndërmjet ekipeve, kjo gjë s’mund të thuhet për ndeshjen e zhvilluar në Shkodër mes Vllaznisë dhe Tiranës. Një takim interesant që pa dy skuadra të luftonin fort në çdo pikë, por në fund ishin vendësit që triumfuan 3-1.

t

Kuqeblutë e fitojnë setin e parë 25-18, ndërsa bardheblutë përgjigjen në të dytin 23-25 duke vendosur baraspeshën në sete. Beteja e fortë vijon edhe në fraksionin e tretë, por shkodranët ia dalin ta marrin këtë set 25-22. Në setin e katërt Vllaznia futet më e sigurt dhe e mbyll llogarinë e ndeshjes duke triumfuar 28-18.

Elbasani mori fitoren e parë këtë sezon duke mundur jashtë fushë Teutën, në një sfidë që vendoste përballë dy ekipet që mbyllin tabelën e renditjes. Durrsakët vazhdojnë ecurinë negative, ku ende nuk regjistrojnë asnjë set të fituar. Verdheblutë u treguan më të qartë në veprimet e tyre gjatë gjithë sfidës.

42

Seti i parë foli tërësisht për miqtë, të cilët fituan 17-25, ndërsa dy setet e tjera ishin më të ekuilibruara, por sërish elbasanasit triumfojnë me të njëjtin rezultat 23-25 duke vulosur një sukses 0-3.

ddsa

R.Gjini/S.Nikshiqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"