VOLEJ MESHKUJ/ Sfidë spektakolare, Erzeni përmbys Tiranën. Vllaznia e Studenti OK, fitore për Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 11:16

VOLEJ MESHKUJ/ Sfidë spektakolare, Erzeni përmbys Tiranën. Vllaznia e Studenti OK, fitore për Skënderbeun

Kampionati Kombëtar i Volejbollit të meshkujve luajti dje sfidat e javës së katërt. Kryendeshja e kësaj jave ishte ajo e zhvilluar në kryeqytet në sallën “Farie Hoti”.

tirana erzeni volej meshkuj

Tirana dhe Erzeni dhuruan një lojë spektakolare dhe pas setesh në një hark kohor prej gati dy orësh e gjysmë, shijakasit ia dolën të fitojnë 2-3. Një përballje që pa dy ekipe të luftojnë dhëmb për dhëmb, që nga pika e parë e deri tek ajo e fundit.

Fillimisht janë bardheblutë e Ilia Kojës, ata që marrin setin e parë 25-22, por miqtë përgjigjen në të dytin, duke fituar 23-25. Tirana rimerr epërsinë e seteve, duke triumfuar në të katërtin 25-19, por Erzeni as që e ka ndërmend të dorëzohet dhe fiton setin e katërt bindshëm 16-25. Kështu, gjithçka vendoset ne setin final, ku edhe këtu do të nevojiten pikët shtesë për të përcaktuar fituesin. Skuadra e Sakos tregohet më e saktë dhe fiton 15-17 dhe gjithçka mbyllet 2- 3.

gas

Skënderbeu u rikthehet fitoreve dhe merr një sukses në transfertë ndaj një ekipi me lojtarë të talentuar si Farka Volej. Miqtë e fillojnë mirë, duke marrë setin e parë 18- 25, por skuadra e Dritan Bardhit reagon dhe barazon shifrat e seteve në 1-1, duke e fituar fraksionin e dytë 25- 20.

ba

Vetëm kaq, pasi më tej është Skënderbeu që dikton në lojë, duke e fituar 19-25 setin e tretë dhe 17-25 të katërtin. Kështu, e gjithë sfida mbyllet 1-3 për miqtë, në një hark kohor prej afërsisht 2 orësh.

551

Vllaznia ka fituar jashtë fushe përballë Elbasanit me rezultatin 1-3. Vendësit e fillojnë mirë dhe fitojnë setin e parë 25-18. Gjithsesi, shkodranët ia dalin të bëjnë përmbysjen, duke fituar tri sete radhazi 20-25, 20-25 dhe 21-25.

Capture

Studenti mori suksesin e pestë sezonal, duke thyer pa shumë mund Teutën e vendit të fundit me rezultatin 3-0 (25-15, 25-17, 25-18). E gjithë ndeshja u dominua nga kryeqytetasit, të cilët me këtë fitore ngjiten në vendin e katërt, në kuotën e 9 pikëve.

aas

V.Mema/A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"