VOLEJ/ Merr fund ëndrra e Partizanit në Champions, hungarezet triumfojnë pastër edhe në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2019 | 19:22

VOLEJ/ Merr fund ëndrra e Partizanit në Champions, hungarezet triumfojnë pastër edhe në Shqipëri

Partizani në volejboll për femra luajti ditën e sotme takimin e kthimit në turin e tretë të Ligës së Kampioneve, ku u mund sërish nga hungarezet e Vashash Obuda Budapest.

partizani volejboll femra

Volejbollistet e kuqe u mundën me rezultatin 0-3, me hungarezet që ashtu si në sfidën e parë ku fituan 3-0, e kishin totalisht në kontroll lojën.

Seti i parë u fitua nga miket me shifrat 19-25, ndërkohë që edhe dy setet e tjerë nuk patën shumë histori. Hungarezet dominuan në të dytin, e triumfuan me rezultatin 17-25, ndërkohë që siguruan kualifikimin që me fitimin e setit të dytë.

Seti i tretë që shërbeu sa për statistikë, u fitua po nga volejbollistet e Vashashit, me shifrat 16-25. Në fund, Vashashi kualifikohet për më tej, dhe ëndrra e Partizanit përfundon këtu, duke mos arritur të kalojë në grupin D të Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"