VOLEJ FEMRA/ Zhvillimi i sportit të rrjetës, klubet takim me federatën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 20:11

VOLEJ FEMRA/ Zhvillimi i sportit të rrjetës, klubet takim me federatën

Me iniciativën e Federatës Shqiptare të Volejbollit dje u mbajt një bashkëbisedim me të gjitha klubet për një organizim sa më të mirë të sportit të rrjetës.28279081_782230771965980_2471272961381009115_n

Në Parkun Olimpik, aty ku ndodhen edhe zyrat e FSHV-së, u mblodhën të gjithë drejtuesit e skuadrave të Kategorisë A1 për femra, që së bashku me kryesinë e federatës diskutuan gjerësisht për një organizim sa më të mirë të volejbollit, duke nisur që nga sezoni 2020-2021 me krijimin e Superligës.

Ekipet hodhën idetë e tyre për të pasur një kampionat sa më konkurrues në të ardhmen. Gjithashtu u diskutua edhe rëndësia e punës me moshat në të gjithë vendin. U bënë edhe propozime të cilat do të paraqiten për miratim në asamble, ku qëllimi i vetëm është ngritja edhe më shumë e nivelit të volejbollit në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"