VOLEJ FEMRA/ Partizani përmbys Vllazninë, shkëlqejnë Barleti dhe Lushnja. Mësoni rezultatet dhe renditjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 17:47

VOLEJ FEMRA/ Partizani përmbys Vllazninë, shkëlqejnë Barleti dhe Lushnja. Mësoni rezultatet dhe renditjen

Me tri takimet e zhvil luara ditën e shtunë, Superliga e volejbollit të meshkujve ka mbyllur javën e parë. Partizani, Barleti dhe Lushnja dolën me nga tri pikë në përballjet e tyre, duke triumfuar përkatësisht ndaj Vllaznisë, Korabit dhe Teutës. Ndërsa të premten, siç dihet, Skënderbeu likuidoi Tiranën në Korçë në shifrat 3-0.

partizani volej femra

PARTIZANI-VLLAZNIA – Kjo sfidë konsiderohej edhe si më interesantja e ditës, pasi kundër njëra-tjetrës ishin dy prej ekipeve pretendente. Partizani e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin, duke debutuar me fitore në një takim që zgjati 1 orë e 50 minuta.

Suksesi i të kuqeve erdhi me përmbysje, pasi ishin shkodranet ato që luajtën më mirë në setin e parë, ku fituan 22-25. Megjithatë, më tej kryeqytetaset arritën të kthenin gjithçka në favor të tyre.

Kështu vendëset reaguan mjaft mirë që në setin e dytë, të cilin e fituan 25-18. Në fraksionin e tretë superioriteti i Partizanit ishte edhe më i madh, duke e fituar setin 25-16, për të përmbysur në 2-1. Ndërsa seti e katërt u mbyll 25- 22, me Partizanin që triumfon 3-1 në shifra të përgjithshme.

Lojtarja e ndeshjes ishte Xhovana Kaçorri, e cila realizoi 20 pikë. Ndërkohë, për Vllazninë rendimentin më të lartë e patën rusja Pronina dhe bjellorusja Auramchyk, me nga 13 pikë secila.

23

BARLETI-KORABI – Universitaret, të cilat tashmë drejtohen nga Altin Gorenxa, me Artan Pogonin që ka marrë rolin e drejtorit teknik të ekipit, e kanë filluar mbarë, teksa kanë mposhtur pastër 3-0 Korabin.

Takimi i zhvilluar në “Asllan Rusi” foli krejtësisht për Barletin, që i mbylli llogaritë për një orë. Në të tria setet diferencat ishin të mëdha, me vendëset që i fituan setet bindshëm, përkatësisht në shifrat 25-11, 25- 16 dhe 25-15. Shkëlqeu Lorgeta Avdyli, protagoniste e 25 pikëve.

Ndeshje e mirë edhe për Esmeralda Tucin, e cila e ndihmoi ekipin, duke shënuar gjithashtu edhe 16 pikë. Ndërkohë në radhët e dibraneve, spikati Erjona Jashari, autore e 14 pikëve.

6565

TEUTA-LUSHNJA – Myzeqaret morën një triumf të bukur në transfertën durrsake, teksa mposhtën Teutën në “Ramazan Njala” në shifrat 1-3. Një sukses që erdhi me përmbysje për Lushnjën, pasi ishin bregdetaret ato që e filluan më mirë sfidën, duke fituar setin e parë 25-21.

Por më tej miket u treguan më të sakta në setet e tjera, duke i fituar ato 18-25, 23- 25 dhe 22-25. Fatbardha Picaku me 22 pikë dhe Erina Kuqi me 19 udhëhoqën Lushnjën në këtë përballje, ndërsa për Teutën lojtarja më e mirë në këtë takim ishte Flavia Memolla, autore e 18 pikëve.

456

00

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"