VOLEJ FEMRA/ Partizani nuk ndalet pas Champions-it, “asfalton” Barletin. Tirana e Mirdita bëjnë detyrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 17:14

VOLEJ FEMRA/ Partizani nuk ndalet pas Champions-it, “asfalton” Barletin. Tirana e Mirdita bëjnë detyrën

Kategoria A1 e volejbollit për femra zhvilloi dje ndeshjet e javës së dytë. Partizani, Tirana dhe Mirdita vijojnë të njohin vetëm fitore dhe janë të vetmet ekipe me pikë të plota në këtë start sezoni.

tirana apolonia volejboll femra

Kryendeshja e javës ishte derbi i kryeqytetit ndërmjet Barletit dhe Partizanit. Pas fitores historike në Champions, të kuqet asfaltojnë edhe skuadrën e Artan Pogonit. Ndeshja e luajtur në sallën “Feti Borova” foli për kampionet e Shqipërisë, të cilat këtë sezon vijnë edhe më të forta, falë afrimeve të lojtareve të huaja që i kanë dhënë një tjetër pamje ekipit.

Capture

Skuadrës së turkut Sançak i mjaftojnë vetëm 1 orë e 17 minuta për të likuiduar Barletin në shifrat 3-0. 18-25, 19-25 dhe 19-25 ishte rezultati i seteve në favor të Partizanit. Pas kësaj fitoreje të kuqet tashmë do të fokusohen në Champions, aty ku në mesjavë i pret ndeshja e kthimit kundër boshnjakeve të Zok Bimal Jedinstvo Brçko.

Fitore të thjeshtë mori edhe Tirana që mundi në sallën “Farie Hoti” Apoloninë me rezultatin e pastër 3-0. Vajzat bardheblu të trajnerit Gorenca e mbyllën llogarinë e kësaj sfide në një hark kohor prej një ore e 6 minuta. Diferencat në parket ndërmjet ekipeve ishin tepër të mëdha.

Capture1

Dy setet e para nuk kanë fare histori, pasi Tirana fiton lehtësisht 25-12 dhe 25-11. Në setin e tretë Apolonia përpiqet të rivalizojë, por edhe këtë herë është Tirana që triumfon, por në shifra më të ngushta 25-23.

Nuk fal as Mirdita, që thyen jashtë fushe Teutën 0-3. Mirditoret bëjnë ligjin në parket që nga fillimi e deri në fund, në një sfidë që zgjati rreth 1 orë e 15 minuta. 17- 25, 19-25 dhe 20-25 përfunduan setet në favor të Mirditës.

Capture2

Ndeshja disi me më shumë rivalitet e javës së dytë ishte përballja e Korçës, ku Skënderbeu vendas priti Vllazninë. Miket e filluan mirë duke fituar setin e parë 16-25 dhe të dytin 21-25.

Capture3

Skënderbeu reagon dhe ngushton në 1-2, pasi triumfon në setin e tretë 25- 22. Por vetëm kaq, pasi është përsëri Vllaznia që fiton setin e fundit 21-25 dhe merr 3 pikët, në një sfidë që zgjati 2 orë.

2222

A.Dushku/R.Gjini/Ll.Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"