VOLEJ FEMRA/ Partizani leksion Skënderbeut, Tirana mposht Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 16:41

VOLEJ FEMRA/ Partizani leksion Skënderbeut, Tirana mposht Vllazninë

Volejbolli i femrave startoi dje edicionin e ri, duke luajtur ndeshjet e javës së parë në Grupin A1.

barleti teuta volejboll femra

Asnjë surprizë në debutim, ku të gjitha favoritet arritën të merrnin fitore me pikë të plota. Partizani e nisi në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit, duke likuiduar Skënderbeun me rezultatin e pastër 3-0.

Ndeshja e zhvilluar në sallën dytësore të “Asllan Rusit” u dominua gjatë gjithë kohës nga kryeqytetaset. Të tria setet e ndeshjes u fituan lehtësisht nga kampionet në fuqi (25-13, 25-12, 25-14), të cilat e mbyllën llogarinë e ndeshjes në një hark kohor prej 60 minutash. Apolonia ka shkruar historinë, teksa ka luajtur në “Llazar Llupo” të Krutjes ndeshjen e saj të parë, në Grupin A1. Madje, skuadra e drejtuar nga Albert Kozmai ka arritur të fitojë edhe një set në ndeshjen premierë me Mirditën.

Por diferencat midis vajzave fierake dhe atyre mirditore në tri setet e tjera kanë qenë tepër të mëdha. Seti i parë ka nisur me entuziazëm dhe Apolonia arriti të udhëheqë 9-8. Më pas, gjithçka është përmbysur shpejt dhe pasi ka kryesuar 21-13, Mirdita ka fituar setin e parë 25-16. Në setin e dytë, skuadra e drejtuar nga Lindita Hoxha shkoi deri në 8-0 dhe fitoi 25-15. Edhe seti i tretë shkoi mirë për mirditoret, që udhëhiqnin 18- 11.

Më pas Apolonia ka ngushtuar në 19-20, 23-24 dhe ka përmbysur 27-25. Në setin e katërt, Mirdita sërish ka bërë “ligjin” duke dominuar. Pas shifrave 22- 10, gjithçka është mbyllur 25-13. Tirana e fillon edicionin e ri me një fitore mjaft të bukur jashtë fushe ndaj Vllaznisë. Nënkampionet e trajnerit Gorenca e fillojnë lojën me shumë vrull, duke e fituar bindshëm setin e parë 16-25.

ddd

Shkodranet reagojnë dhe barazojnë në 1-1, pasi fitojnë setin e dytë 25-21. Por eksperienca e skuadrës bardheblu bën diferencën, pasi është përsëri Tirana që triumfon bindshëm në setin e tretë 16-25 dhe në të katërtin 12-25, duke vulosur fitoren 1-3. Pas shuplakës në Kupën e FSHV-së, Barleti i Artan Pogonit rikthehet te suksesi dhe e nis kampionatin me këmbë të mbarë.

Universitaret thyen Teutën me rezultatin 3-1 në sallën “Feti Borova”, në një ndeshje me shumë rivalitet. Barleti ia del të fitojë ngushtë dy setet e para 25-23 dhe 26-24. Teuta kundërpërgjigjet në fraksionin e tretë, ku fiton 19-25 dhe ngushton shifrat e seteve në 1- 2. Por kryeqytetaset shpërthejnë në setin e katërt 25-11 dhe e fitojnë të gjithë takimin 3-1. Edhe këtë javë, të gjitha ndeshjet u kuotuan në kompanitë e huaja të basteve.

55

A.Alushi/S.Nikshiqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"