VOLEJ FEMRA/ Mirdita di vetëm të fitojë, Tirana dhe Barleti nuk falin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 12:00

VOLEJ FEMRA/ Mirdita di vetëm të fitojë, Tirana dhe Barleti nuk falin

Mirdita në volejboll për femra vazhdon me paraqitjet e saj fantastike, duke korrur fitore javë pas jave. Mirditoret nuk e kishin aspak të vështirë të merrnin tri pikët e radhës në kampionat, duke fituar pastër 0-3 në Korçë ndaj Skënderbeut, në takimin e vlefshëm për javën e katërt.

volej femra

Skuadra e Lindita Hoxhës tregon dhëmbët që në setin e parë duke fituar bindshëm 14-25. Në setin e dytë Skënderbeu përpiqet të rivalizojë disi, por janë sërish miket që triumfojnë 19-25. Seti i tretë është katastrofik për vendaset, të cilat nuk arrijnë të shënojnë më shumë se 4 pikë, ku Mirdita i shkatërron me rezultatin 4-25 dhe mbyll gjithçka 0-3, në një sfidë që zgjati rreth një orë.

asasdf

Asnjë problem edhe për Tiranën që dje mori një fitore të lehtë në Durrës ndaj Teutës. Nënkampionet e trajnerit Adrian Gorenca fituan me rezultatin 0-3, duke regjistruar suksesin e tretë në kampionat. Disniveli ndërmjet dy ekipeve ishte tepër i lartë, ku kryeqytetaset fitojnë thellë 12- 25 në setin e parë.

t

Edhe seti i dytë ka të njëjtën pamje, me Tiranën që luan shumë më mirë se kundërshtari dhe fiton 15-25. Në setin e tretë vajzat e trajnerit Jazexhi përpiqen të reagojnë, por pa sukses, pasi Tirana fiton 22-25 dhe e vulos të gjithë ndeshjen 0-3.

Barleti rikthehet te fitoret dhe e bën duke likuiduar lehtësisht Apoloninë me rezultatin 3-0, në një sfidë që zgjati rreth një orë. Diferencat kualitative ndërmjet dy ekipeve janë të jashtëzakonshme, që e tregon qartë rezultati i setit të parë (25-7). Në setin e dytë fierakët rezistojnë disi dhe mposhten më ngushtë 25-19.

as

Në setin e tretë regjistrohet përsëri një rezultat i thellë i universitareve (25-6). Java e katërt do të ulë sot siparin me ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Vllaznisë, takim që do të luhet në sallën “Feti Borova” në orën 17:00. Kampionet e Shqipërisë kërkojnë suksesin e katërt për të shkuar me moral sa më të lartë në ndeshjen e Champions-it nddaj Vashashit.

ggaa

R.Gjini/Ll.Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"