VOLEJ FEMRA/ Kupa, Mirdita dhe Barleti shkëlqejnë në aktin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 19:23

VOLEJ FEMRA/ Kupa, Mirdita dhe Barleti shkëlqejnë në aktin e parë

Kupa e Shqipërisë në radhët e femrave luajti dje dy takimet e para gjysmëfinale. Pas një sezoni perfekt me të gjitha fitore, Mirdita e fillon mbarë edhe 2020-ën duke mundur pastër Tiranën me rezultatin 3-0 (25-19, 25-21, 25-12).

barleti teuta volejboll femra

Të nxitura nga një publik i zjarrtë që kishte mbushur pallatin e sportit “Arjana Arapi” të qytetit të Rrëshenit, vendëset nuk falin dhe tregohen superiore në çdo drejtim, duke i fituar bindshëm të tri setet. Skuadra kryeqytetase u duk e pafuqishme përballë vrullit të mirditoreve, të cilat janë kandidatet numër një për fitimin e të gjitha trofeve këtë sezon.

Ndërkohë në takimin tjetër të luajtur në kryeqytet, Barleti ia doli të thyejë Partizanin me rezultatin 2-3 (19-25, 22-25, 25-22, 25-13, 11-15). Universitaret e Artan Pogonit morën epërsinë e dyfishtë të seteve, por Partizani reagoi duke barazuar në 2-2. Megjithatë, në setin final Barleti nuk fal dhe rrëmben aktin e parë të gjysmëfinales. Të kuqet ngushëllohen me një goditje në merkato, pasi menjëherë pas ndeshjes së djeshme, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale kanë zyrtarizuar brazilianen Rafaela Xhenifer.

FEMRA FFF

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"