VOLEJ/ Erzeni në finale, fitore dramatike ndaj Tiranës. Lojtari i kryeqytetasve i nxjerr inatin… rrjetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 17:04

VOLEJ/ Erzeni në finale, fitore dramatike ndaj Tiranës. Lojtari i kryeqytetasve i nxjerr inatin… rrjetës

Është Erzeni finalisti i dytë që do të përballet me Partizanin për titullin kampion në kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj. Shijakasit mposhtën në ndeshjen e tretë të “play off”-it Tiranën në shifrat 3-2. Takimi i luajtur ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit i pati të gjitha brenda: rivalitet, tension, ndërprerje ndeshje, kartonë dhe nivel të lartë loje. Që në fillim u duk që do të ishte natë e gjatë për të dyja ekipet sepse diferencat në pikë por edhe nivel loje ishin shumë të vogla. Gjithsesi, shijakasit u treguan më të saktë dhe e mbyllen setin e parë në favor 25- 21.

erzeni tirana

Seti i dytë ishte akoma më i rivalizuar, aq sa u deshën pikët shtesë për ta zgjidhur. Në këtë moment pati tension dhe protesta të shijakasve, e sidomos nga trajneri Sako, i cili kishte pretendimet e tij për pikën e fitores së setit të ekipit kryeqytetas, që triumfoi 27-25. Fraksioni i tretë foli tërësisht për Tiranën, e cila përfitoi nga momenti “jo” i Erzenit dhe mori pa vështirësi epërsinë e seteve, teksa fitoi 25-13. Seti i katërt pati rivalitet të fortë deri në pikën e 10, pasi asnjë ekip nuk shkëputej me shumë se një pikë. Më pas Erzeni krijoi avantazh pikësh dhe me gjithë përpjekjet e Tiranës për t’u rifutur në lojë, seti mbyllet 25-20 për shijakasit, të cilët i barazojnë shifrat në 2-2. Në të njëjtën mënyrë vijoi loja edhe në setin e pestë, ku rivaliteti bëhet edhe më i dukshëm.

170811717_358786155482526_2068866051439575848_n

Pas pjesës së parë të setit lojtarët e Tiranës kanë pretendimet e tyre ndaj gjyqtarëve të takimit. Në protestë e nervozizëm e sipër Emiljano Ndoni i Tiranës, tërheq rrjetën, duke e nxjerr jashtë funksioni, ku deshën 15 minuta për ta rivendosur. Asgjë nuk ndryshon deri në fund, pasi Çullhaj me një goditje të fortë i dha fitoren e setin 15-13 dhe finalen shijakasve, në një takim që zgjati rreth 3 orë, duke thyer edhe orën policore të vendosur nga qeveria.

ske

ROLAND GJINI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"