Vokrri përgënjeshtron serbët, në Elbasan si mysafir i presidentit Takaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2017 | 17:09

Vokrri përgënjeshtron serbët, në Elbasan si mysafir i presidentit Takaj

Në mediat serbe u përfol ditën e sotme, se në “Elbasan Arena”, si tifoz për Partizanin e Beogradit, do të ishte edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrri, njëkohësisht edhe ish-lojtar i Partizanit në të kaluarën.

vokrri

Por, në një reagim nga faqja zyrtare e FFK-së, thuhet se Vokrri do të marrë pjesën në ndeshjen e të enjtes, si i ftuar i presidentit të Skënderbeut, Ardian Takaj, dhe se nuk ka asnjë lidhje me Partizanin e Beogradit. Ja dhe reagimi i plotë i FFK-së.

Presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri është i ftuar si mysafir special nga presidenti i KF” Skënderbeu” i Korçës, z. Ardian Takaj në ndeshjen Skënderbeu i Korçës- Partizani i Beogradit, që zhvillohet të enjten në kuadër të Evropa Ligës. Për hirë të së vërtetës, të gjitha spekulimet nga mediat serbe se gjoja presidenti Vokrri do të jetë në përkrahje të klubit beogradas janë vetëm fabrikime të kuzhinave tashmë të njohura serbe dhe nuk përkojnë me realitetin.

Presidenti Fadil Vokrri nga Tirana do të udhëtojë për në Londër ku më 23 tetor do të marrë pjesë në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards 2017”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"