Vodhën shtëpitë e futbollistëve të Realit dhe Atletikos, kapet banda e grabitësve. Mes tyre edhe një shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 10:07

Vodhën shtëpitë e futbollistëve të Realit dhe Atletikos, kapet banda e grabitësve. Mes tyre edhe një shqiptar

Shkatërrohet banda e grabitësve që kishte bërë kërdinë me vjedhje në banesat e lojtarëve të Real Madridit dhe Atletikos së Madridit  kohëve të fundit.

rela vs atletiko

Mediat e huaja shkruajnë sot, se operacioni është zhvilluar nga Njësia Qendrore Operative e Gardës Civile dhe Njësia Organike e Policisë Gjyqësore në Madrid dhe në pranga kanë rënë katër persona, si anëtarë të bandës, mes tyre edhe një shqiptar.

Sipas policisë, shqiptari, pjesë e bandës së grabitësve është me incialet M.Z, i cili ishte në akuzë për vjedhjen e dhunshme në banesën e aktorit të njohur José Luis Moreno, në vitin 2007.

Operacioni i kryer midis qyteteve Madrid dhe Toledo, ku u arrestuan kriminelët e dyshuar, u pasua edhe me sekuestrimin e sendeve me vlerë që janë vjedhur nga shtëpitë e futbollistëve.

Midis xhevahireve dhe sendeve të tjera, u gjet edhe medaljen e fituar ne Champions, e  Thomas Partey.

Partey (1)

Shtëpia e tij u sulmua në fillim të muajit, ndërsa ai ishte në Rusi në duelin e radhës, ndaj Lokomotivës.

Lojtarët që ishin shënjestrën e grabitjes janë emra shumë të njohur, si Isko, Zidan, Morata etj, të cilet u vodhën nga banda e hajdutëve.

zidan

Dita e zgjedhur për të sulmuar shtëpinë e mesfushorit brazilian ishte në derbin e fundit të Madridit midis Realit dhe Atletiko, ndërsa Zidane dhe Isko pësuan grabitjen në të njëjtën ditë.

Policia po heton lidhur me sendet e gjetura nga grabitjet, për të vlerësuar më saktë bilancin e grabitjeve.

Ata përdorinin automjete të vjedhura të cilat u ndërronin targat sapo mbaronin një grabitje, në mënyrë që të humbisnin gjurmët.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"