“Vlonjatët ngjiten në elitë”, Xhafa: Flamurtari favorit, stresi është mbi Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 19:35

“Vlonjatët ngjiten në elitë”, Xhafa: Flamurtari favorit, stresi është mbi Apoloninë

Fjodor Xhafa e shikon Flamurtarin në elitë. Edhe pse rruga është e gjatë dhe e vështirë tashmë, ish-sulmuesi beson se kuqezinjtë do t’i kalojnë tri ndeshjet e fazës “play off”.fjodor xhafa

Të parën e quan më të lehtën dhe hapur e thotë që stresi është mbi Apoloninë. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, ai flet edhe për trajnerin. Evidenton se efekti “Longo” po duket në ekip dhe vlerëson interesin që italiani ka ndaj akademisë.

Ngjitja është komplikuar për Flamurtarin. Si e sheh Xhafa fazën “play off”?

Normalisht objektivat e klubit ishin për madhore. Ishim përgatitur për diçka ndryshe edhe me pritshmëritë, por edhe me ndryshimet e kohëve të fundit kanë pasur ndikimin e tyre. Është normale, pasi çdo ekip kur ka ndryshim trajnerësh, kërkon periudhën e vet të ambientimit me idetë e njëritjetrit.

Çfarë ka sjellë ndryshe Longo në skuadër?

Me ndeshjen e fundit ekipi ishte shumë i qartë, sidomos në ndërtimin e lojës. Shpresojmë që të ketë progres për ndeshjet në vazhdim.

Pengesa e parë për të kapur elitën është Apolonia, kundërshtar me të cilin luajtën të enjten. Sa do të ndikojë njohja e kundërshtarit?

Është ndryshe specifika e ndeshjes së kaluar dhe do të jetë ndryshe kjo tjetra. Jam i sigurt, që nuk do të kemi të njëjtën Apoloni përballë. Jo thjesht nga emrat, por te mentaliteti i lojës. Ne do të na favorizonte edhe barazimi. Në këtë ndeshje stresin e ka Apolonia.

Çfarë duhet të bëjnë për ta kaluar në fazën tjetër?

Flamurtari është favorit me të gjitha ekipet e kësaj kategorie. Kushdo ekip që të na binte është normale që nuk mendohet diçka tjetër. Duhet t’i japim vlerësim maksimal sfidës. As të mbikarikohemi dhe as ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Vetëm ashtu mund të fitojmë.

E shikoni në Superiore Flamurtarin?

Këto janë dëshira. Çdo ndeshje duhet vlerësuar me nivelin optimal. Nuk duhet eufori, por as frikë. Këtë gjë duhet ta bëjnë ndaj çdo kundërshtari, e Parë apo Superiore qoftë.

Longo vlerësoi edhe punën tuaj si trajner i Flamurtari U-19…

Kjo është diçka pozitive… Nuk është se më vlerësoi vetëm mua, por punën e akademisë. Longo është nga trajnerët e paktë që keni pasur ne, që ka bashkëpunim real me akademinë.

A mund ta “furnizojë” ekipin e parë akademia?

Përveç këtyre lojtarëve që janë aktivizuar në këto 3-4 ndeshjet e fundit, kemi ende elementë të tjerë cilësorë.

Dëshira juaj ka qenë ngjitja direkt e Flamurtarit dhe Dinamos, por u ngjit kjo e fundit dhe Skënderbeu. Si ndiheni?

Edhe Skënderbeu ka traditën e vet tashmë. Pavarësisht se unë kam përmendur Flamurtarin dhe Dinamon, nuk ishte i përjashtuar Skënderbeu. Ka qenë ndër ekipet që i ka dhënë tonin vitet e fundit kampionatit.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"