Vlonjatët humbasin talentin Bregu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2016 | 7:37

Vlonjatët humbasin talentin Bregu

breguDejvi Bregu largohet nga Flamurtari. Lojtari i akademisë vlonjate, edhe pse u cilësua si talent, nuk gjeti hapësirat e nevojshme në ekipin e parë. Jo vetëm kaq, pasi së fundi atij i është komunikuar se nuk është në planet e kuqezinjve.

Dhe, në kësi kushtesh, mesfushorit me tipare sulmuese i është thënë se do të qëndronte në stol. E ndërsa për të shmangur “divorcin” zyrtar drejtuesit e klubit i kanë thënë Bregut se do ta huazojnë. Por shanset më të mëdha janë që të transferohet në Kategorinë e Parë, pasi klubi vlonjat nuk ka oferta nga ekipe të Superiores.

Një gjë e tillë i është bërë me dije futbollistit, i cili dje duhet të jepte një përgjigje përfundimtare. Por Bregu me sa duket nuk ka pranuar që të kalojë në inferiore, pasi nuk është paraqitur në takimin e programuar me drejtues të klubit. Në këto kushte, me sa duket merr fund aventura e Bregut te Flamurtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"