Vllaznisë nuk i bëjnë më përshtypje gjobat, tani duhet të paguajë 150 mijë lekë për vonesë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 16:13

Vllaznisë nuk i bëjnë më përshtypje gjobat, tani duhet të paguajë 150 mijë lekë për vonesë në…

Klubit Vllaznia duket se nuk i bëjnë më përshtypje gjoba dhe borxhet që i detyrohet shtetit. Pas detyrimeve të pashlyera ndaj drejtorisë rajonale të tatimeve, tani klubi ka marrë një tjetër gjobë. 150 mijë lekë të vjetra është gjobitur Vllaznia Sh.A për shkak se klubi ka shkelur një afat ligjor të parashikuar sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

vlcsnap-2018-08-23-14h30m33s652-696x392

Bëhet fjalë për Mark Laloshin, anëtarin e bordit i cili dha dorëheqjen një vit më parë. Klubi shkodran e ka larguar me vonesë nga sistemi dhe në këtë mënyrë ata do të duhet të paguajnë gjobën prej 15 mijë lekësh të rinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"