Vllaznisë i mohoet një gol, mungon një 11-metërsh për Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2016 | 10:50

Vllaznisë i mohoet një gol, mungon një 11-metërsh për Bylisin

Java e 23-të nuk kakaluar pa diskutime dhe as raste moviole. Megjithatë, ka vend të përmendet edhe ndeshja e arbitruar në Kukës, ku trupa e bluzave të zeza, e drejtuar nga Jorgji, kanë treguar saktësi në veprimet dhe vendimet e tyre.gol

Disa momente të veçuara, por saktësi në veprime dhe me sa duket “autokritikë” pas tërheqjes së vëmendjes nga presidenti Duka.

Vllaznia-Laçi Mungon arbitri i linjës, por duket qartë nga pamjet filmike që Vllaznisë i është mohuar një gol, në momentin kur portieri i kurbinasve është futur brenda vijës fatale. Moment që duket qartë dhe me pak vëmendje mund të ishte saktësuar edhe nga gjyqtarët në fushën e lojës.

Tërbuni-Partizani Momenti i Bicajt është i tillë që edhe nga vetë sjellja profesionale e mbrojtësit pas veprimit, nuk ka vend të diskutohet. Ai bën një faull taktik, për të cilën meriton ndëshkimin dhe në fushë drejtohet menjëherë nga dhomat e zhveshjes. Momenti në minutat shtesë është i tillë që Tërbunit i akordohet një faull në kufijtë e zonës, por kontakti është fare i lehtë për ta quajtur të tillë. Mund të ishte kaluar me një vijim loje, pasi as simulim nuk mund të konsiderohet.

Tirana-Teuta Gjergji Muzakës i mohoh11-metërsh, kur nga pas i ndërhyn Kotobelli. Ka gjyqtar linje, por që nuk e akordon. Është e dyta javë radhazi që bardhebluve nuk u akordohet penallti, madje edhe pas “zhurmës” së madhe që u bë pas takimit me Skënderbeun në Korçë. Gjithsesi, me përjashtim të këtij momenti, gjykimi ishte korrekt.

Bylisi-Skënderbeu Ka një 11-metërsh të paakorduar për ballshiotët që mund të kishte vulosur takimin në 2-0, kur Osmani zgjat dorën për ta ndalur topin. Gjithashtu, mungon edhe një ndëshkim me karton të verdhë për Radasin.

Moviola e javës së 23-të

BYLIS-SKËNDERBEU 1-1
Gjyqtarë: K.Kola, E.Doda, P.Puto
22′ Hyshmeri pengohet nga Jashanica në zonë dhe me të drejtë ka karton të kuq për Jashanicën dhe penallti për faullin brenda zonës dhe heqjen e mundësisë së shënimit.

32′ Krosim nga e majta për Bylisin dhe Osmani zgjat dorën për ta ndaluar topin. Rast për të cilin edhe vetë klubi ballshiot proteston për penalltinë e padhënë.

74′ Izuçuku dhe Radas në një dyluftim mes tyre, ku futbollisti i ballshiotëve manovron me top përballë mbrojtësit që ngre këmbën dhe e godet në trup kundërshtarin. Mungon faull në favor të vendësve dhe masë disiplinore për mbrojtësin e skuadrës korçare.

83′ Vendim i drejtë i gjyqtarit për të akorduar 11-metërsh në favor të Skënderbeut kur Xhejms pengohet nga Frashëri, si dhe ndëshkimi vetëm me karton të verdhë për portierin dhe jo me të kuq, pasi është një nga mbrojtësit që vihet në zotërim të topit, pra nuk ka heqje të mundësisë për shënim që do ta përjashtonte gardianin e ballshiotëve.

TËRBUNI-PARTIZANI 0-0
Gjyqtarë: O.Sokoli, G.Qirici, A.Shkreta
54′ Bicaj ndalon me dorë sulmuesin Jovanoviç dhe me të drejtë ka karton të kuq pas heqjes së mundësisë për shënim dhe ka masë teknike. Ka faull dhe jo 11-metërsh pasi veprimi është jashtë zone.

93′ Moment dyluftimi mes Markut të Tërbunit dhe Filit, ku pas një kontakti fare minimal ka një rrëzim të futbollistit të të kuqve dhe është akorduar faull jashtë zonës. Ndërhyrja është fare minimale dhe vendimi i gjyqtarit anon nga i gabuari, pasi mund të ishte lejuar vijimi i lojës.

TIRANA-TEUTA 0-0
Gjyqtarë: R.Sadiku (kryesor), R.Çokaj, R.Avdo (anësor), E.Hamiti, D.Jubica (pas portave)
48′ Gjergj Muzaka pati një shtyrje nga pas e mbrojtësit Kotobelli dhe mbeti i rrëzuar në Moviola e javës së 23-të zonë. Gjyqtari nuk sinjalizoi për faullin, paçka se momenti është disi i dyshimtë. Madje, rasti ishte i ngjashëm me atë të javës së kaluar mes Kukësit e Partizanit, kur Kalari ndërhyri ndaj Dvornekoviçit (që në analizën e gjyqtarëve nga sektori i gjykimit, u konsiderua penallti e paakorduar).

VLLAZNIA-LAÇI 0-0
Gjyqtarë: A. Beqiri, D. Rexha, N. Bregasi

11′ Rast i diskutueshëm, pasi Vllaznia do të kërkojë një gol, i cili nuk është akorduar nga ana e gjyqtarit kryesor të takimit. Një top i krosuar nga Arbri pa shumë pretendime nga një goditje dënimi është pritur brenda vijës fatale nga portieri Selmani. Ky i fundit ishte i vendosur jo mirë dhe është detyruar të futet me gjithë top në portën e tij. Nga pamjet filmike duket qartë se portieri i Laçit ka kaluar edhe topin në vijën fatale, por kryesori i takimit ka lejuar lojën të vazhdojë duke u mohuar një gol të rregullt kuqebluve. Këta të fundit kanë protestuar, por kryesori Beqiri dukej i vendosur.

KUKËSI-FLAMURTARI 4-0
Gjyqtarë: E.Jorgji (Elbasan), E.Barushi (Tiranë), R.Preça (Elbasan)
26′ Malota ul një top me kokë për Lladrovcin, i cili menjëherë mundohet ta largojë, por i ndë- rhyn rëndë me takë Lushtaku dhe gjyqtari Enea Jorgji nxjerr direkt kartonin e kuq, me të drejtë. Më parë mesfushori i Flamurtarit ishte ndëshkuar me të verdhë.

41′ Kundërsulm i Flamurtarit në krahun e djathtë, Idrizaj kroson në zonë, duke gjetur të lirë Zhoao Da Silvën, që e devijon topin me kokë dhe shënon. Goli anulohet për pozicion jashtë loje dhe pamjet filmike i japin të drejtë anësorit Barushi. Da Silva ka qenë më i avancuar se mbrojtësit e Kukësit në momentin e krosimit të topit.

50′ Dvornekoviç futet në zonë dhe driblon Çerkinin, por ky i fundit e pengon. Gjyqtari ndëshkon me të kuq lojtarin e Flamurtarit, duke qenë se ishte i fundit dhe i hoqi kroatit mundësinë e shënimit të golit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"