Vllaznisë i kthehen tifozët ndaj Skënderbeut, Lici apel: Eja mbështesni skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2019 | 10:44

Vllaznisë i kthehen tifozët ndaj Skënderbeut, Lici apel: Eja mbështesni skuadrën

Lajm fantastik për tifozët e Vllaznisë në prag të sfidës ndaj Skënderbeut. Sfida ndaj korçarëve do të luhet me tifozë në “Loro Boriçi”.

lici1-750x430

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit kuqeblu kanë arritur marrëveshjen me FSHF-në për të shlyer me gjobë pjesën e mbetur të dënimit. Kujtojmë se Vllaznia u dënua në ndeshjen ndaj Tiranës me 4 takime pa spektatorë, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, me kusht për pezullimin e gjysmës së dënimit për një periudhë 6-mujore. Shkodranët luajtën pa tifozë ndaj Luftëtarit dhe tani u lind e drejta të paguajnë gjysmën e dënimit të mbetur (rreth 5 mln lekë të vjetër) dhe të rikthejnë tifozët në stadium për ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut.

“Ne si klub bëmë të pamundurën, ndoshta edhe jashtë mundësive tona për kthimin e tifozërisë në shkallët e stadiumit. Ata janë ndihmesë për ne dhe këtë e kanë treguar në çdo moment. Unë personalisht në emër të klubit i bëj thirrje tifozërisë që të jetë e shumtë në numër. Ata janë lojtari i 12-të për ne. Ndërsa nga ana tjetër, dua t’u kërkoj atyre që të tregojnë tifozërinë e vërtetë. Larg shisheve në fushë. U lutem dhe u bëj apel tifozëve ta mbështesin ekipin, por jo me shishe e ofendime ndaj gjyqtarëve e lojtarëve, por të përkrahin ekipin e tyre pasi ata kanë nevojë. Kam besim se me mbështetjen e tyre, ne do të arrijmë fitoren”, tha Lici për “Panorama Sport”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"