“Vllaznisë i duhet një president që të jetë konkurruese”, Krymi: Nuk jam bërë pishman që nuk kalova te Partizani dhe Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2020 | 17:46

“Vllaznisë i duhet një president që të jetë konkurruese”, Krymi: Nuk jam bërë pishman që nuk kalova te Partizani dhe Skënderbeu

Ardit Krymi është shprehur se nuk është bërë pishman që qëndroi te Vllaznia, ndonëse e kërkoi Skënderbeu dhe Partizani, kur ranë nga kategoria.fghy

Lojtari u shpreh se Vllaznisë i duhet një president për tu rikthyer përsëri të jetë konkurruese, duke thënë se për të ardhmen ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

“Oferta nga Partizani dhe Skënderbeu? Nuk ka shans që të bëhem pishman që qëndrova te Vllaznia. Na duhet vetëm një president që të shkojmë aty ku duhet.

Në ndeshjet tona kanë ndikuar episodet, kemi bërë ndeshje shumë të mira. E kemi pësuar në momentet e fundit dhe shpresoj të mos ndodhin më këto.

E ardhmja? Këtë ia kam lënë në dorë menaxherit. Do flas edhe me klubin dhe pastaj të shohim, pasi të ketë mbaruar kampionati.

Jemi munduar të bëjmë stërvitje individuale, por nëse nuk je me grupin është e kotë. Kemi pasur ngacmime me Dokën dhe i kam thënë që do vijmë dhe do i mundim në Tiranë.

Duhen ndryshime të mëdha për të luftuar për titull dhe për të thënë se jemi në rrugën e duhur.”, u shpreh Krymi për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"