Vllazninë e nderuan brazilianët, Jonuz: Më bindi edhe stoli, pse të mos e fitojmë ne Kupën…?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 10:52

Vllazninë e nderuan brazilianët, Jonuz: Më bindi edhe stoli, pse të mos e fitojmë ne Kupën…?

Mirsad Jonuz ka mbetur i kënaqur nga loja dhe golat. Duke mos e vënë në diskutim kualifikimin, trajneri i Vllaznisë evidenton se ky duel i shërbeu për të parë lojtarët që nuk kanë pasur shumë hapësira.

jonuz

 

“Ishte një shans shumë i mirë për të aktivizuar të gjithë lojtarët dhe sot (dje) u zhvillua një lojë e mirë. Godfrej e kaloi me sukses provën e parë dhe, sa për ta sqaruar, ai ka qejf që të thërritet Laza. Përveç dy golave, mendoj se shpërdoruam. Patëm edhe momente kolapsi, megjithatë në kompleks ishte paraqitje pozitive. Edhe ata që s’kanë pasur hapësira bënë mirë, mund të them se të gjithë janë të rëndësishëm. Kam 22 lojtarë dhe tre portierë në dispozicion, madje edhe në portë Qarri tregoi se s’ka diferenca me të tjerët. Pse të mos synojmë edhe fitimin e Kupës? Do të ishte diçka e bukur dhe një mundësi e mirë për ne”, tha fillimisht maqedonasi.

I pyetur për ndeshjen e radhës me Kukësin, ai tha: “Godfrej ka një javë që është këtu. Deri kur të vijë dita e ndeshjes, nuk e di nëse do të jetë apo jo në fushë, kjo edhe pasi Gligorov ka pasur shqetësime dhe ende nuk është tërësisht i gatshëm. Përballja me Kukësin do të jetë një ndeshje sa e vështirë aq edhe delikate. Ata kanë sulmues shumë të mirë, por ne në këtë takim do të japim maksimumin dhe do të kërkojmë tri pikët. Çdo ndeshje është e ndryshme dhe asnjëra nuk i ngjan tjetrës. Shpresoj që me Kukësin të arrijmë atë që duam. Në atë takim me Kukësin çdo rezultat pozitiv do të jetë i mirë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"