Vllaznia zhvendoset në Pogradec, titullarët “peng” prej skemës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 9:42

Vllaznia zhvendoset në Pogradec, titullarët “peng” prej skemës

Vllaznia mobilizohet para Skënderbeut. Si rrallëherë, klubi ka menduar që skuadra jo vetëm të “ngujohet” 48 orë para ndeshjes, por edhe të largohet fare nga Shkodra. 

vllaznia

Prej ditës së djeshme, ekipi është zhvendosur në Pogradec. Një vendim ky që do të ndikojë jo vetëm për ta mbajtur grupin të bashkuar, por mbi të gjitha për t’u përshtatur me temperaturat (kur dihet që në juglindje janë më të ulëta). Kuqeblutë janë akomoduar në një nga hotelet e qytetit liqenor dhe Mirsad Jonuz do të ketë mundësinë që dy seancat e fundit t’i zhvillojë pak kilometra larg Korçës.

Drejtuesit kanë marrë të gjitha masat që skuadrës të mos i mungojë asgjë para këtij 90- minutëshi, me shpresën që java e 15-të të sjellë fitoren e radhës. Klubi pret që në fund të 2019-ës të mbledhin sa më shumë pikë dhe më pas mund të mendojnë për të pasuruar grupin në merkato. Sakaq, Mirsad Jonuz ka planifikuar ndryshime në 11-she. Krahasuar nga takimi i fundit me Luftëtarin, do të ketë lëvizje në formacion.

E megjithatë, asgjë nuk është fiksuar ende. Trajneri do të përzgjedhë lojtarët që do të hedhë nga minuta e parë, vetëm pasi të përcaktojë skemën që do të përdorë për të sfiduar korçarët. Me Hygorin që pritet të vijë nga janari, mungesë e pritshme është edhe braziliani tjetër Emerson. Vërtet Skënderbeu ka pasur probleme në ditët e fundit prej rrogave, por drejtuesit ua kanë bërë të qartë lojtarëve që vlerësimi të jetë më shumë se 100%.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"