Vllaznia “verbon” me projektorë Bulqizën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2015 | 18:43

Vllaznia “verbon” me projektorë Bulqizën

fk bulqiza

KF Bulqiza

Me dy ndeshjet e luajtura dje, është mbyllur edhe java e katërt e Kategorisë së Tretë, për të rinisur të martën me ndeshjen e javës së 5-të, Valbona-Mirdita. Në sfidën e parë të luajtur në Pezë Helmës, ndërmjet Mirditës dhe Eagles, vetëm në fundin e takimit është zgjidhur fitorja, ku Pepkolaj një minutë para fundit i ka dhënë trepikëshin ekipit mirditor, ndërsa Eagles nuk ka mundur që të bëjë asgjë në minutat shtesë për t’i barazuar shifrat.

Ndërsa në përballjen tjetër, që është luajtur në Kamzë nën ndriçimin e projektorëve, mes Vllaznisë B dhe Bulqizës, kanë qenë shkodranët që kanë dalë fitues, edhe pse do ta mbyllnin pjesën e parë në disavantazh. Bulqiza do të shënonte në minutën e 34-t me anë të Halilit, duke krijuar idenë se do të dilte me pikë nga kjo përballje. Por, Çinari në të 58′ dhe Kapaklija në të 89′ do t’i jepnin trepikëshin skuadrës së drejtuar nga Kraja. Duhet përmendur që të dyja ndeshjet kanë pasur “fair-play”, pasi gjyqtarët nuk kanë akorduar asnjë karton.

MIRDITA – EAGLES 2-1
GOLAT: Halilaj 22′ Pepkolaj 89′ / Kuçi 55′
MIRDITA: Ndreca, Gjergji, Shtinja, Perlesi, Arm. Marku, Pepkolaj, Gjoka, Art. Marku, Mëhillaj (Lurthi 46′), Picaku, Halilaj (Nikolli 65′). Trajner: M.Kolaj
EAGLES: Biba, Kupi, Redi, Shehu (Dibra 46′), Doku, Vladi, Kuçi, Mena, Sulillari, Tabaku (Muçi 56′), Luli. Trajner: D.Picoka
GJYQTARË: E. Kotomelo, A. Lushaj, K. Rrudho (Tiarnë)
DELEGAT: A.Sheme (Tiranë)

VLLAZNIA B – BULQIZA 2- 1
GOLAT: Çinari 58′, Kapaklija 89′ / Halili 34′
Vllaznia B: Hasani, Borshi, Rrotaj, Boçi, Mehmetaj, Quliç, Hallunaj (Osmanogaj 67′), Kiri, Shimaj (Çoçja 67′), Çinari, Kapaklija. Trajner: E.Kraja
Bulqiza: Hysa, Bala, Balliu, Kolaj, Likaj, Aga (Domi 46′), Gjurra, Rizvani, Rrushi (Lenaj 78′), Plloçi (Terziu 56′), Halili. Trajner: A.Topi
Gjyqtarë: R. Muska, F. Shkëmbi, A. Koçiaj (Tiranë)

Përgatiti: Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"