Vllaznia ul “qepenat”, merkato e hapur vetëm për… brazilianin Karioka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2018 | 9:54

Vllaznia ul “qepenat”, merkato e hapur vetëm për… brazilianin Karioka

Klubi Vllaznia mund të thuhet se ka realizuar objektivat e merkatos së dimrit. Tekniku kishte premtuar afrime në repartet e mbrojtjes e të sulmit. Ai një gjë të tillë tanimë e ka realizuar.

Ka bërë të mundur fillimisht afrimin e sulmuesit shkodran, Xhevahir Sukaj, më pas edhe të mbrojtësve Sadet Berisha, Ergis Mersini e së fundmi edhe Renato Malota.

sukajvllaznia

Me këta futbollistë që i janë shtuar kontingjentit të kuqebluve, merkatoja, edhe sipas drejtuesve, mund të quhet e mbyllur.

Mirëpo këta të fundit nuk shprehen me bindje që kanë ndaluar çdo veprim për afrimin e ndonjë futbollisti dhe që merkato të cilësohet totalisht e mbyllur.

Karioka Kukesi tifozet

Afrimi i një sulmuesi mund të jetë “qershia mbi tortë”. Deri tani, emri i vetëm është ai i brazilianit Karioka, që është përfolur.

Por asgjë nuk është konkrete. Drejtuesit mund të kërkojnë vetëm në këtë drejtim, pasi në sektorët e tjerë të fushës objektivat e merkatos janë të realizuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"