Vllaznia U19 mundet edhe në shtëpi, merr fund aventura në Champions-in e të rinjve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2017 | 19:54

Vllaznia U19 mundet edhe në shtëpi, merr fund aventura në Champions-in e të rinjve (VIDEO)

Vllaznia U19 është mundur edhe në shtëpi nga ekipi moldav i Zimbru Çishinjeu, me shifrat 2-4. Edhe pas humbjes së parë, në Moldavi me shifrat 3-1, kështu merr fund aventura e të rinjve shkodranë në Ligën e Kampioneve për të rinj.

vllaznia u19

u19

 

Komenti i ndeshjes

90+4′ Mbyllet sfida.

93′ Shënon edhe golin e katërt ekipi moldav. Iurasko shënon nga jashtë zone.

90′ 4 minuta shtesë.

76′ Skoarta shënon edhe golin e tretë për moldavët.

52′ Zimbru shënon golin e dytë, dhe atë të barazimit me anë të Stina.

46′ Nis pjesa e dytë.

vllazni u19

44′ Autogol i miqve, dhe vjen avantazhi i Vllaznisë. 2-1

40′ Palushani ka rastin më të mirë për të kaluar në avantazh, por pret portieri mik

23′ Shënon Vllaznia, me anë të Pusit, pas një goli të bukur nga jashtë zone.

17′ Rahova kthen një top në zonë, por nuk gjendet askush për të shënuar.

15′ Vllaznia ka një rast të mirë me Hysenaj, por topi devijohet në këndore.

11′ Ekipi mik i Zimbru gjen golin e parë, me anë të sulmuesit Dontu.

1′ Ka nisur sfida.

vllaznia

Vllaznia U19 – Zimbru Çishinjeu U19 2-4

(Pusi 24′, Furtuna aut. 45′ / Dontu 12′, Stina 52′, Skoarta 76′, Iurasko 93′)

 

Vllaznia: Qarri, Isufi, Lekaj, Hysenaj, Miloti, Smajli, Qardaku, Rahova, Pusi, Ibrahimi, Palushani Trajner: Zmijani

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"