Vllaznia U-19 gati për sfidën në Moldavi, Ademi: Paraqesim vlerat më të mira të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2017 | 14:26

Vllaznia U-19 gati për sfidën në Moldavi, Ademi: Paraqesim vlerat më të mira të Shqipërisë

Pak ditë më parë, është bërë prezantimi zyrtar i ekipit U-19 të Vllaznisë para nisjes drejt Moldavisë ku do të luajë përballë kampionëve të këtij vendi një ndeshje të vlefshme për turin e parë të “UEFA Youth League”. Gjatë prezantimit të ekipit dhe bërjes së fotove zyrtare që do i dërgohen UEFA-s, e pranishme ishte dhe kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila me fjalët e saj u mundua t’i motivojë këta djem të talentuar duke u garantuar mbështetjen e gjithë klubit.

vllaznia u19

“Ne do të mbështesim edhe këtë skuadër në këtë aktivitet të rëndësishëm. Ne kemi besim se në këtë ballafaqim të parë do të arrijmë që të paraqesim vlerat më të mira jo vetëm për Shkodrën, por edhe për Shqipërinë. Kemi besim te stërvitja që ka bërë kjo skuadër”, është shprehur kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi.

Ndërsa trajneri Luan Zmijani shprehet se ekipi do të niset drejt Moldavisë me një gjendje mjaft të mirë sportive. “Mund të them se kemi një gjendje mjaft të mirë. Ekipi është stërvitur plotësisht për të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje të parë. Kam besim te djemtë e ekipit”, u shpreh tekniku.

Pjesëmarrja në një eveniment të tillë është historik pasi Vllaznia bëhet ekipi i parë shqiptar që do të marrë pjesë në “UEFA Youth League”, kompeticion ky i ngjashëm me “Champions League” për të rritur, ku marrin pjesë ekipet kampione dhe që renditen në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit në vendet e Europës.

Pjesëmarrja në këtë eveniment do të thotë shumë për akademinë Vllaznia, jo vetëm për përfitimet financiare dhe materiale që mund të ketë nga UEFA, por edhe nga promovimi i talenteve shkodranë në arenën ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"