Vllaznia-Tirana/ Klasikja shqiptare, nën shenjën e bomberit të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 14:02

Vllaznia-Tirana/ Klasikja shqiptare, nën shenjën e bomberit të huaj

Vllaznia-Tirana është klasikja e Shqipërisë, por ndeshja e sotme është nën shenjën golit të huaj. Asnjëherë nuk ka ndodhur që dy skuadrat më të mëdha të vendit të kenë bomber të huaj.

vLLAZNIA-TRIANA

Tirana dhe Vllaznia gjithmonë kanë nxjerrë golashënues të nivelit superior, Salili, Sinani, Fortuzi, Minga, Kola dhe asnjëherë nuk kanë vuajtur për golin. Ndonjëherë, sulmuesit e mirë ua kanë marrë njëra-tjetrës, por asnjëherë nuk kanë qenë në gjendjen që të mos prodhonin nga akademitë e tyre një goli. Dy skuadrat tani e kërkojnë në Afrikë apo Maqedoni për golashënues sepse sulmuesit e skuadrave respektive janë të huaj.

Për të mos folur për një stadium pa tifozë. Ndeshjes më të vjetër nuk i ka hije një stadium bosh. Në Vllaznia-Tirana është parë çdo gjë, madje edhe invadim fushe, ndeshje të mëdha, kjo kurrë një stadium bosh.

Imazhi i majit 2017 me “Loro Boriçin” plot nuk del nga kujtesa. Klasikja është edhe nën shenjën e dy skuadrave shumë heterogjene që nuk prodhojnë si dikur lojtarë që bënin diferencën. Klasikja vjen me ndryshime të mëdha në dy stafet drejtuese dhe bardheblutë që kanë ndërruar dy trajnerë në dy javë kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"