Vllaznia-Tirana, dueli ku lojtarëve “nuk u bëjnë këmbët”. Tërhiqet edhe Gilman Lika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2017 | 18:18

Vllaznia-Tirana, dueli ku lojtarëve “nuk u bëjnë këmbët”. Tërhiqet edhe Gilman Lika

Pas Elis Bakajt, as Gilman Likës nuk i bëjnë këmbët të luajë kundër ekipit të zemrës dhe të përpiqet ta dënojë me rënien nga Kategoria Superiore. Mesfushori shkodran ka vendosur po ashtu si kolegu i tij të mos luajë në këtë duel që me shumë mundësi do të vendosë rënien e njërës mes Vllaznisë dhe Tiranës.

gilman lika

Bakaj, futbollisti i Vllaznisë, nuk ka ngurruar të shprehë hapur dashurinë ndaj Tiranës dhe dy ditë më parë vendosi që të mos luante kundër bardhebluve. Bakaj u shpreh para drejtuesve të klubit se “nuk i bënin këmbët” të dënonte skuadrën me të cilën ishte tifoz, ndaj u vendos që marrëveshja mes palëve të ndërpritej dhe ai të mos zbriste në fushë për sfidën e të shtunës.

gilman lika antonio marku

Sot, të njëjtin vendim ka marrë zyrtarisht edhe në kampion e Tiranës mesfushori Gilman Lika. Edhe ai u ka komunikuar drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të jetë “armiku” i qytetit të lindjes dhe skuadrës së zemrës, ndaj nuk do të japë kontributin e tij për Tiranën për këtë sfidë. Mbetet të mësohet nëse Lika do të vazhdojë kontratën me bardheblutë pas këtij vendimi që ka marrë për të mos luajtur në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"