Vllaznia tashmë mund të bëhet me president, Xhaferi: Tifozët më duan dhe dëshiroj të marr klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 17:43

Vllaznia tashmë mund të bëhet me president, Xhaferi: Tifozët më duan dhe dëshiroj të marr klubin

Pas shumë vitesh, Vllaznia mund të bëhet sërish me një president. Nëse deri dje është thënë dhe stërthënë se mungojnë të interesuarit për të marrë drejtimin e klubit më të vjetër në Shqipëri, tashmë kemi edhe një emër konkret.ALBAN XHAFERI

Ai është Alban Xhaferi, i cili aktualisht mban edhe postin e presidentit në Shoqatën e Basketbollit në Shkodër. Në një prononcim të dhënë së fundmi, Xhaferi është shprehur se ka dëshirë të marrë edhe klubin e futbollit.

“Për hir të së vërtetës Bashkia nuk është aksionari i vetëm. Tifozët e kanë pëlqyer punën që kemi bërë te ekipi i basketbollit. Tifozët e kanë shprehur dëshirën që unë të marr klubin e futbollit. Unë jam tifoz i zjarrtë i Vllaznisë, e kam shprehur dëshirën që të marr klubin. Në këtë moment jemi në një fazë, ku është një dëshirë e madhe e imja dhe e tifozëve.”, u shpreh Alban Xhaferi për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"