“Vllaznia, shtëpia ime e dytë! Duam kualifikimin në Europë”, Dajan Shehi: Në Shkodër u riktheva sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 12:57

“Vllaznia, shtëpia ime e dytë! Duam kualifikimin në Europë”, Dajan Shehi: Në Shkodër u riktheva sepse…

Dajan Shehi është rikthyer sërish te Vllaznia pas një sezoni. Mbrojtësi elbasanas ka folur për mikrofonat e kanalit të klubit duke deklaruar se ndihet i lumtur për rikthimin në Shkodër dhe se objektiv ka shpalljen kampion me ngjyrat kuqeblu:

DAJAN SHEHI

Rikthimi te Vllaznia – “Vllaznia është shtëpia ime e dytë. Kam kaluar dy vite shumë të mira. Kisha dëshirë si unë, si stafi teknik dhe drejtuesit që unë të rikthehesha përsëri këtu. Kam bërë një lëvizje të mirë, shpresoj të jap maksimumin. Dua të falënderoj stafin teknik po ashtu edhe presidencën për besimin që më dhanë që të rikthehesha te Vllaznia.”

Grupi i lojtarëve – “Kam besim që me trajnerin dhe me lojtarët e rinj që do të vijnë do të japim maksimumin dhe synimet tona janë për të kapur majat.”

Universitatea Kraiova – “Universitatea Kraiova dihet që është një skuadër e fortë, skuadër rumune dhe me një buxhet shumë të mirë. Ne do të japim maksimumin për të dalë me kokën lart dhe shpresojmë që të arrijmë një sukses dhe të kualifikohemi.”

Objektivat – “Rikthehem për titullin kampion. Synimet e Vllaznisë për të kapur majat, Kupat e Europës, të shpallet kampion i Shqipërisë dhe të fitojë Kupën. Shpresojmë të kemi një ekip të mirë këtë sezon dhe të dalim kampion.”

Premtimi dhe tifozët – “Premtimi im është që do të jap gjithmonë më të mirën në fushë dhe jam i bindur dhe i sigurt që janë tifozët më të mirë që mund të ketë Shqipëria.”, përfundoi Dajan Shehi.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"