Vllaznia shijon pikën e parë, Sefa shokon Kukësin ”in extremis”

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 3, 2015 | 17:00

Vllaznia shijon pikën e parë, Sefa shokon Kukësin ”in extremis”

vllazniaVllaznia – Kukësi 1-1
Golat:
Sefa 90’+3′ /Lima 66′

Formacionet zyrtare
VLLAZNIA: Dragojeviç, Arbri, Cicmil, Marku, Gurishta (Çinari 85′), Haxhibuliç (Martinez 77′), Krymi, Kalaja, Sefa, Shtubina (Ahmeti 75′), Soza. Trajner: A. Grima.
KUKËSI: Koçi, Hallaçi, Ndoni, Malota (Kruz 46′), Mici, Musolli, Shameti, Karioka (Xheferson 85′), Moriera (Rama 46′), Flores, Lima. Trajner: H. Lika (M.Troisi).
Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Koreshi, Edlir Malo
Karton i verdhë: Sefa 29′, Krymi 33′, Haxhibuliç 45′, Cicmil 88′ / Moriera 18’, Ndoni 22′, Lima 87′

 

Vllaznia merr pikën e parë pas gjashtë javësh kampionat dhe pikërisht në frymën e fundit kundër Kukësit. Ndeshja e djeshme në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës ka thyer tersin e kuqebluve, të cilët, pas pesë humbjeve radhazi, kanë marrë më në fund një barazim, ndërsa te Kukësi kanë dalë të zhgënjyer, sepse fitorja u iku nga duart vetëm në kohën shtesë, kur Jetmir Sefa shënoi nga një goditje dënimi. Kukësi shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme të vetmin gabim që bëri dje mbrojtja shkodrane në minutën e 66-të, kur, pas një pasimi të Floresit, ishte Lima që kaloi në avantazh nënkampionët në fuqi. Ky barazim ka vlejtur më tepër për moralin e Vllaznisë, ndërsa kuksianët llogarisin dy pikë të lëna dhe me kreun gjithnjë e më larg.

Pjesa e parë

Grima kishte bërë ndryshime në formacion, duke aktivizuar në sulm Sozën dhe për herë të parë si titullar Kalajën e rikthyer nga dëmtimi. Te Kukësi rikthehej Malota në qendër të mbrojtjes, ndërsa Shameti ishte spostuar në mesfushë. Ndeshja ka nisur me rivalitet që nga minuta e parë e deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Laver Alla. Një pjesë e parë rastet për të dyja skuadrat nuk kanë munguar. Në minutën 23-të të takimit ka qenë Moreira ai që është ndalur mrekullisht nga portieri Dragojeviç. Më pas, radha ishte e shkodranëve, që me anë të Sozës kanë pasur një mundësi të artë shënimi. Në minutën e 34-t, Malota mund të ndëshkonte vendësit pas një daljeje të gabuar të Dragojeviçit, por nga fare pranë portës ka gabuar. Ndërsa në fundin e kësaj pjese ka qenë sërish Soza ai që ka shpërdoruar një mundësi të artë shënimi, pas një topi të dhënë me kokë nga Marku. Me shifrat e bardha 0-0 është mbyllur kjo pjesë.

Pjesa e dytë

Pas pushimit, të dyja skuadrat kanë kërkuar me insistim golin. Rasti i parë për shënim u takon kuqebluve, që me anë të Kalasë nuk e kanë shfrytëzuar si duhet. Ka qenë portieri Koçi ai që ka shpëtuar mrekullisht Kukësin. Në të parin gabim të mbrojtjes shkodrane ka përfituar Flores, që është futur bukur në zonë dhe ka pasuar saktësisht për te Lima, që nga fare pranë portës nuk e ka të vështirë të shënojë. Një gol që ka ndezur shkodranët. Lëvizjet e duhura dhe të shpejta të Grimës, duke rrezikuar gjithç- ka për gjithçka me një lojë tepër sulmuese, kanë dhënë efekt. Pas sulmeve të shumta dhe një këmbënguljeje të vazhdueshme të lojtarëve shkodranë, ka mbërritur edhe goli. Ka qenë dy mundësi të njëpasnjëshme të Kalasë e të Sozës në minutën e 91-të që janë neutralizuar nga ana e miqve. Mirëpo, vetëm 60 sekonda më pas, Jetmir Sefa gjuajti mrekullisht një goditje dënimi dhe topi përfundoi drejtpërsëdrejti në rrjetë. Një pika kthese kjo për Vllazninë, që gëzoi pas ndeshjes jo pak lojtarët dhe stafin teknik, të cilët festuan me tifozët, që ishin rikthyer në mbështetje të ekipit. Prania e grupimit “Vllaznit Ultras” rezultoi fatsjellëse për skuadrën.

Minutat 

23′ Sulmuesi i Kukësit, Lima, jep një asist për Moreirën, që avancon
drejt zonës dhe del i vetëm me portierin, por, në momentin e fundit,
ndërhyrja e Dragojeviç eviton një gol të sigurt.
27′ Kalaja kroson në zonë dhe gjen të lirë Sozën, i cili ul fillimisht topin
me gjoks e më pas godet fluturimthi me të majtën, por topi kalon mbi
traun e portës.
34′ Goditje dënimi për Kukësin, Mici hedh një top të gjatë në zonë dhe
Dragojeviç del në mënyrë të gabuar, por, çuditërisht, mbrojtësi Malota
me portën bosh nuk përfiton, duke goditur jashtë.
57′ Kalaja fiton duelin e shpejtësisë me Hallaçin dhe del i vetëm me
Koçin, që me këmbë i mohon golin mesfushorit të ri shkodran.
66′ Flores tregon klas me një inkursion nga krahu i majtë dhe sapo
futet në zonë, me shumë qetësi shërben për Limën, që fare pranë
portës nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë, 0-1 për Kukësin.
90+1′ Topi endet në zonën e Kukësit pas një rrëmuje, por Kalaja
e Soza nuk e dërgojnë dot në rrjetë, teksa meritë ka portieri Koçi.
90+2′ Goditje dënimi për Vllazninë nga një pozicion diagonal në krahun
e majtë të sulmit. Jetmir Sefa ekzekuton mjeshtërisht, teksa topi
shkon direkt e në rrjetë, pavarësisht përpjekjeve të Shametit





www.minuta90.com