Vllaznia reziston në Ligën e Kampionëve, shkodranët shënojnë gol shprese në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2018 | 11:07

Vllaznia reziston në Ligën e Kampionëve, shkodranët shënojnë gol shprese në fund

Vllaznia U-19 nuk duket se ka bërë rezistencë gjatë pjesës së parë ndaj bashkëmoshatarëve të Astanës në takimin e vlefshëm për “Uefa Youth League”. Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultatin 2-0.

vllaznia u19

Një gol që në minutën e 2-të dhe një penallti e shndërruar në gol në minutën e 10-të kanë prerë shpresat e shkodranëve për një rezultat pozitiv. Kuqeblutë janë munduar të reagojnë me Ndrecën fillimisht, e më pas me Qardakun dhe Palushanin, por pa rezultat. Menjëherë me nisjen e pjesës së dytë, Vllaznia ka pësuar dhe golin e tretë.

Në minutën e 86-të ka qenë Lekaj që është ndëshkuar me me të kuq por shkodranët tregojnë se kanë ende gjak. Qardaku ka shënuar një gol shprese në minutën e 90’të që mban gjallë shpresat për ndeshjen e kthimit që luhet në 24 tetor në Shkodër.

Astana U-19-Vllaznia U-19 
Prokopenko 2′ (p), 10′, Zhakipbayev,53’/  Qardaku 90′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"