Vllaznia reagon për Firat: Ka licencë, por nuk mund të rrijë dot… në pankinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 15:13

Vllaznia reagon për Firat: Ka licencë, por nuk mund të rrijë dot… në pankinë

Vllaznia reagon për çështjen “Firat”. Klubi, edhe pse saktëson se turku ka licencë që i mundëson të mbajë rolin e drejtorit sportiv, vetë e pranon se ai nuk mund të ulet në pankinë. Në këtë deklaratë klubi kapet me mediat, megjithatë në asnjë çast nuk merret me kontratën e Engin Firat.

firat

Ata e kanë kaluar në heshtje, duke shtuar dyshimet se marrëveshja nuk është firmosur ende. “KF Vllaznia sh.a konstaton se që prej momentit të emërimit të z. Engin Firat në postin e drejtorit sportiv të klubit tonë, në adresë të tij ka pasur sulme nga më të ndryshmet. Më së fundmi, në media pretendohet se nuk ka licencën e duhur për të kryer këtë funksion. KF Vllaznia sh.a bën të ditur se që përpara zyrtarizimit të tij në këtë post, ka komunikuar me FSHF-në prej së cilës ka marrë konfirmimin se me licencat që z.

Firat disponon, ka të drejtë të kryejë funksionin e drejtorit sportiv. Licencat dhe kualifikimet që ai disponon dhe që KF Vllaznia i ka bërë publike në momentin e emërimit të tij, ia bëjnë të mundur kryerjen e të gjitha detyrave që përfshin ky post, duke futur këtu menaxhimin sportiv të klubit, hartimin e politikave sportive, drejtimin e akademisë, madje edhe futjen në dhomat e zhveshjes në ndeshjet zyrtare dhe ‘pengesa’ e vetme është pamundësia për të qëndruar në pankinë gjatë zhvillimit të ndeshjeve zyrtare.

Një gjë e tillë sigurisht që nuk është e nevojshme sepse njeriu që qëndron në pankinë është trajneri. Në këto rrethana, KF Vllaznia kërkon nga ana e mediave dhe gjithë opinionit sportiv mirëkuptim për të na lejuar të vazhdojmë punën që kemi nisur”, shkruhej në deklaratën e klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"