Vllaznia prezanton drejtorin sportiv, turku Ferat: Ja plani për ringritjen e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 15:04

Vllaznia prezanton drejtorin sportiv, turku Ferat: Ja plani për ringritjen e klubit

Klubi i Vllaznisë, prezantoi këtë paradite edhe drejtorin e ri sportiv, turkun Engin Ferat. Ai shpalosi para gazetarëve planet që ka për ringritjen e Vllaznisë, si dhe bisedën me kryebashkiaken Voltana Ademi.

firat

“Ka një situatë negative për shkak se ekipi është në Kategorinë e Parë, duhet ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë duhet të punojmë bashkërisht, edhe media ka një rol të rëndësishëm për të krijuar një atmosferë pozitive. Kam folur me administratorin çfarë duhet të bëjmë dhe plani afatshkurtër është të kthehemi në elitë, pastaj kemi planin afatgjatë. Përmes këtij plani duam të shfrytëzojmë kapacitete e zonës, që ka lojtarë të talentuar. Kisha menduar se do ishte e lehtë, por tani e di që do të jetë e vështirë. Së pari duhet të përqendrohemi tek ekipi i parë, pasi duam të ngjitemi. Prandaj do vazhdojmë rikonstruktimin e klubi, duke nisur nga marketingu e deri tek akademia. Duam ta vendosim klubin në standardet më të larta.”

Ergin tha se ka patur oferta të tjera nga vende të ndryshme, kryesisht nga Arabia, por pranoi që të punonte në Shkodër. “Telefonata me kryebashkiaken, më impresionoi. Më e rëndësishmja ishte të gjenim një vijë të mesme për të ecur së bashku. Doja të isha fleksibël dhe kemi arritur një marrëveshje. E falënderoj edhe Suad Licin që zgjidhi shumë problematika. Jemi gati të punojmë fort së bashku”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"