Vllaznia godet në merkato, shkodranëve iu bashkohet në Ohër sulmuesi i kombëtares…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 10:28

Vllaznia godet në merkato, shkodranëve iu bashkohet në Ohër sulmuesi i kombëtares…

Ashtu siç flitej edhe prej kohësh, ditën e sotme me Vllazninë është bashkuar sulmuesi moldav, Eugen Sidorenko.SIDORENCO

Ky  fundit është bashkuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme me shkodranët, të cilët po kryejnë fazën përgatitore në Ohër.

Lojtari ka nisur stërvitjen me ekipin e drejtuar nga Mirsad Jonuz, dhe në ditët e ardhshme, pritet të hidhet edhe firma në kontratë.

Pikërisht sulmi ishte një nga repartet ky Vllaznia do të ndërhynte në këtë merkato, dhe tashmë ka ardhur edhe afrimi i një sulmuesi të mirëfilltë.

Njoftimi i klubit:

Ekipi ka vijuar edhe ditën e djeshme procesin stërvitor duke zhvilluar seancën e radhës në përgatitoren që është duke zhvilluar në Ohër. Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes është bashkuar me ekipin në hotel “Belvedere” edhe sulmuesi Eugen Sidorenko. Drejtuesit e klubit kanë arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin e kombëtares moldave dhe në ditët në vijim pritet që ajo të konkretizohet me hedhjen e firmës në kontratë. Sidorenko sakaq në orën 11.00 do të bashkohet me ekipin në stërvitje duke zhvilluar seancën e parë me kuqeblutë.VLLA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"