Postuar: Nëntor 20, 2020 | 16:36
Vllaznia për të thyer “tabunë” ndaj Tiranës, ja sa kanë shkodranët që nuk fitojnë ndaj bardhebluve
Vllaznia ka tre vjet që nuk e shijon dot një fitore në kampionat ndaj Tiranës.
Për herë të fundit shkodranët kanë triumfuar minimalisht 1-0 më 13 dhjetor 2017 kundër bardhebluve, në një ndeshje të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, ku vendosi goli i Arlind Kalasë.
Nga ai vit dhe deri më sot, pjesë e kuqebluve kanë mbetur vetëm katër lojtarë, pikërisht protagonist Kalaja, si dhe Gurishta, Krymi e Kruja.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"