Vllaznia-Partizani/ Si nisi sherri në fushë, grushte mes Krymit dhe Filipes (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2016 | 19:49

Vllaznia-Partizani/ Si nisi sherri në fushë, grushte mes Krymit dhe Filipes (VIDEO)

Fundi i pjesës së parë ka sjellë një sherr masiv në fushën e lojës, ku nga të dyja kampet ka akuza respektive. Të dy trajnerët fajësuan gjyqtarin Meta për incidentin e ndodhur.

sherrrrrrKa qenë minuta shtesë e pjesës së parë ku topi i përplasur në shtyllë, pas një gjuajtjeje të bukur dënimi nga ana e Bardullës, është kthyer brenda zonës.

Aty ka qenë Vrapi që vepron bukur, por është penguar në zonë nga një mbrojtës i Partizanit. Shkodranët kanë kërkuar 11-metërsh, por për Metën nuk ka qenë i tillë.

Kjo ka sjellë reagimin e vendësve, por në atë moment Meta ka vërshëllyer për përfundimin e pjesës së parë të takimit.

Në ato momente shkodranët kanë vërshuar në drejtim të Metës, por më parë janë ndeshur me miqtë. Ka qenë pikërisht Filipe Gomes ai që ka goditur Krymin, duke i shkaktuar një të çarë në buzën e shkodranit.

Por nga përfundimi i sherrit është vënë se edhe braziliani i Partizanit ka qenë i gjakosur në buzë. Pas kontaktit mes dy lojtarëve janë sulur edhe lojtarë të tjerë, të cilët janë shtyrë me njëri-tjetrin duke krijuar për pak çaste një situatë jo normale.

Në ato momente kanë ndërhyrë edhe stafet e të dyja skuadrave që kanë kërkuar normalizimin e situatës, që u nxeh pa asnjë shkak.

I fundit që ka ndërhyrë në normalizimin e situatës ka qenë trajneri Armando Cungu, i cili ka kërkuar që të tijtë të largohen në drejtim të dhomave të zhveshjes.

Më pas Cungu ka replikuar me gjyqtarët, gjë e cila ka sjellë edhe ndëshkimin e tij para fillimit të pjesës së dytë me kartonin e kuq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"