Vllaznia pa “frena”, zbulohet kush pritet të jetë afrimi i 15-të në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 11:16

Vllaznia pa “frena”, zbulohet kush pritet të jetë afrimi i 15-të në merkato

Vllaznia duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, teksa së fundmi ka arritur akordin me një tjetër futbollist.

jonuzi

Fjoart Jonuzi mund të jetë afrimi i radhës te skuadra shkodrane. Mësohet se drejtuesit e Vllaznisë kanë arritur akordin me mesfushorin dhe në orët e ardhshme pritet të vijë firmë në kontratë së bashku me zyrtarizimi. Jonuzi sezonin e fundit ishte pjesë e Gjilanit në Kosovë, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Kukësit dhe Laçit në Kategorinë Superiore.

B1A710E7-F8AF-4EB1-9714-4924E672491E

24-vjeçari është një lojtar i lirë dhe pritet të jetë afrimi i radhës i Vllaznisë në merkato. Shkodranët kanë qenë shumë aktivë në këtë merkato, teksa deri më tani kanë afruar në skuadër 14 lojtarë dhe Jonuzi pritet të jetë afrimi i 15-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"